Flash

Lufta dhe kriza e karburanteve prek makinat, bien regjistrimet në prill

Lapsi.al 7 May 2026
Lufta dhe kriza e karburanteve prek makinat, bien regjistrimet në prill

Pasi arritën rekordin historik në janar-mars, regjistrimet për herë të parë të automjeteve kanë shënuar rënie në muajin prill, sipas të dhënave që janë bërë publike nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR).

Gjatë muajit prill u regjistruan në vend 8,707 automjete, me një tkurrje të lehtë prej 2% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për periudhën janar-prill në rrugët e vendit janë shtuar gjithsej edhe 30.8 mijë mjete, ose 5.2% më shumë se e njëjta periudhë, të ndikuara nga ecuria e mirë në tre muajt e parë të vitit, me zgjerim prej 8.4%.

Aktorët e tregut pohojnë se frenimi i prillit lidhet me disa faktorë, ku më kryesori ka të bëjë me situatën e krijuar në Ngushticën e Hormuzit, që ka ngadalësuar dhe rritur koston e transportit të mjeteve. Vitet e fundit, pjesa më e madhe e makinave në Shqipëri po importohen nga Koreja e Jugut dhe së fundmi nga Kina. Për 4 mujorin, nga këto shtete erdhën 13 mijë mjete, ose 42% e totalit. (7,414 nga Koreja e Jugut dhe 5,632 nga Kina).

Mjetet e importuara nga Koreja e Jugut dhe Kina kalonin nga ngushtica e Hormuzit, por tani, për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme ndjekin rrugë të tjera, që ka rritur me deri në 30% kostot e transportit si rrjedhojë edhe çmimet, duke frenuar si kërkesën ashtu dhe kohën që i duhet një mjeti të arrijë në Shqipëri.

Ndryshimi i rrugëve të transportit ka ndikuar dhe në frenimin e makinave elektrike. Ndërsa në mars u regjistruan për herë të parë 1252 makina elektrike, një nivel rekord historik, në prill regjistrimet ranë në 1191, ndonëse interesi për blerjen e tyre është shtuar, pas rritjes së fortë të çmimeve të karburantit, me naftën që i ka kaluar 200 lekë për litër dhe mbi të gjitha është ndër më të shtrenjtat në Europë (për shkak të barrës së lartë të taksave, që zënë gati gjysmën e çmimit).

Megjithatë, makinat me naftë vijojnë të jenë të preferuarat për përdoruesit shqiptarë të mjeteve, me 53% të regjistrimeve për herë të parë për janar-mars, që përdornin këtë lloj karburanti, ose 16.3 mijë mjete.

Në katër muajt e parë janë regjistruar rreth 4.1 mijë mjete vetëm elektrike, ose 13.5% të totalit. Nga këto, 2830 janë të markës kineze BYD, të ndjekura nga VOLKSWAGEN, me 221 të tilla. Në vend kanë filluar të hyjnë dhe marka të tjera kineze elektrike, si FANG CHENG BAO, me 100 regjistrime për herë të parë dhe WULING, me 96.

Totali i mjeteve që qarkullojnë në vend po rritet vazhdimisht, duke arritur në fund të muajit prill në gati 1.08 milionë, nga të cilat 80.7% ishin autovetura. Kryesimin vijon ta mbajë MERCEDES BENZ, me 17.9% të totalit, e ndjekur nga VOLKSWAGEN, me 16.7%, FORD (7.3%), DAIMLER CHRYSLER (7.2%), AUDI (6.3%), TOYOTA (4.2%), OPEL (3.5%), FIAT (3.3%). Pesha e markave të tjera është më e ulët se 3%.

Marka kineze BYD po rritet me shpejtësi, me 5,524 të tilla në qarkullim deri në fund të prillit, ose 0.5% të totalit. Më shumë se gjysma e tyre (51%) u regjistruan vetëm në katër muajt e parë të këtij viti./Monitor.al

Të këshilluara

Bien çmimet e gazit evropian

Çmimet e gazit natyror evropian ranë ndjeshëm të mërkurën, ndërsa optimizmi mbi një marrëveshje të mundshme SHBA-Iran lehtësoi shqetësimet në lidhje me ndërprer...

14:14

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI