Flash

Plagosen me thikë 2 vëllezër në Nikël, identifikohen autorët

Lapsi.al 7 May 2026
Plagosen me thikë 2 vëllezër në Nikël, identifikohen

Dy vëllezër janë plagosur me thikë mbrëmjen e kesaj të enjeteje në Nikël të Fushë Krujës. Ngjarja ndodhi në oborrin e një mobilierie. Policia ka identifikuar autorët, të cilët janë dy persona dhe që i ka shpallur në kërkim.  

"Rreth orës 20:30, në oborrin e një mobilerie në Nikel, gjatë një konflikti të çastit dyshohet se për motive të dobëta shtetasit A. Xh dhe G. Xh kanë dëmtuar me mjet prerës shtetasit R. C., rreth 31 vjeç dhe H. C., rreth 23 vjeç, vëllezër, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim" - tha policia në një njoftim. /LAPSI.al

Të këshilluara

Kosova fillon të grumbullojë ar

Banka Qendrore e Kosovës ka përfshirë për herë të parë arin në portofolin e rezervave shtetërore, duke shënuar një hap të ri në menaxhimin e aseteve financiare....

19:32

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI