Flash

Kvaratskhelia e "frika" nga Luis Enrique: “Nëse nuk vrapoj, përfundoj në stol”

Lapsi.al 7 May 2026
Kvaratskhelia e "frika" nga Luis Enrique: “Nëse nuk vrapoj,
Paris Saint-Germain është një kolektiv i mrekullueshëm, një makineri perfekte, që të jep idenë se argëtohet teksa luan dhe fiton. Klubi francez u kualifikua për herë të dytë radhazi në finalen e Champions League, të cilën do ta luajë si favorit ndaj Arsenal të shtunën më 30 maj. Dembélé, fituesi aktual i Topit të Artë, ishte vendimtar edhe duke shënuar në gjysmëfinalen e kthimit ndaj Bayern Munich, ku edhe një herë “pikturoi futboll” Kvicha Kvaratskhelia, lojtari më dominues dhe më vendimtar i kësaj Champions League.

“Nëse nuk vrapoj dhe nuk mbroj, përfundoj në stol”

Dy gola në gjysmëfinalen e parë, një asist fantastik në kthim. Të thuash se Kvaratskhelia kontribuoi është pak. Ajo që është e sigurt është se ish-lojtari i Napolit ka bërë një hap tjetër përpara me Luis Enrique, i cili e ka vendosur në qendër të projektit. I ka dhënë shumë liri, por ai është si gjithë të tjerët dhe duhet të lodhet, të vrapojë dhe të kthehet pas, siç e tha hapur pas kalimit të gjysmëfinales: “Jemi një grup i bashkuar, punojmë shumë dhe kemi një shpirt të madh skuadre. Sakrifikohemi për njëri-tjetrin. Bëjmë mirë atë që na kërkon trajneri. Unë luaj për të fituar dhe e di që duhet të vrapoj dhe të mbroj, përndryshe përfundoj në stol”.

Rekordi: askush si Kvara në Champions

Kvaratskhelia është bërë i pandalshëm dhe në Champions League po tregon talentin e tij të jashtëzakonshëm. Sepse kampionët e mëdhenj bëjnë diferencën kur ka rëndësi dhe ai në Champions po e bën vazhdimisht diferencën. Gjeorgjiani vendosi një rekord të bujshëm, duke parë kampionët që kanë dominuar vitet e fundit. Ai ka lënë gjurmë në shtatë ndeshjet e fundit të PSG-së, duke realizuar gol ose asist. E bëri në dy ndeshjet ndaj Bayern (gjysmëfinalet), në ato kundër Liverpool (çerekfinalet) dhe Chelsea (1/8-at), plus në kthimin e playoff-it me Monaco. Gola dhe asiste pa fund, dhe kundër rivalëve të nivelit më të lartë. Bilanci i tij total është 10 gola dhe 6 asistime në 15 ndeshje.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Sports Content 24/7 (@bask_tv10)

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI