Flash

Kurti komenton bashkimin Abdixhiku-Osmani: Nuk duhen ngatërruar dëshirat me faktet

Lapsi.al 7 May 2026
Kurti komenton bashkimin Abdixhiku-Osmani: Nuk duhen ngatërruar

Albin Kurti ka thënë se mirëpret çdo kënd që ka ambicie politike e vizion për qytetarët, por ka theksuar se nuk duhen ngatërruar dëshirat me fakte, teksa u pyet për ofertën e mundshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për zgjedhjet e 7 qershorit, me kryetarin Lumir Abdixhiku si kandidat për kryeministër e Vjosa Osmanin si kandidate për presidente.

Gjatë hapjes së punimeve për rrugën Kijevë – Malishevë, Kurti ka thënë se nuk duhet harruar se si ka vendosur populli para katër muajve.

Dhe për çështjen e pozitave si kryeministër e president, ai ka thënë se për këtë vendos populli e jo ndonjë kryetar partie apo pretendent për ndonjë post, duke hedhur aludime për Osmanin.

“Të gjithë ata që kanë ambicie politike, duan pushtet, kanë ide e vizion për të mirën e qytetarëve, le të angazhohen, le të punojnë me çka dinë e munden, i uroj sukses. Por duhet ta keni parasysh, për këtë nuk vendos asnjë kryetar partie, asnjë pretendent për çfarëdo posti, për këtë vendos populli. Dhe mos harroni qysh ka vendos populli para katër muajve. 51.1% ia dha LVV-së. Vetëm shikoni rezultatin konkret. LVV-ja 57 deputetë, ndërkohë PDK-LDK-AAK së bashku kanë 43. Njerëzi kanë dëshira, por nuk duhet me i ngatërru dëshirat me fakte”, ka thënë ai.

Kurti u pyet edhe për vendimin e Gjykatës Speciale, që ta zgjasë deri më 20 korrik afatin për shpalljen e vendimit për katërshen e UÇK-së. Sipas tij, Kosova ka nevojë për gjykatë normale. Por megjithatë theksoi se duhet të nxirren mësimet nga gabimet politike që janë bërë që kanë çuar në formimin e saj.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 7 maj 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me 81.8 lekë. Ndërkohë monedha euro do të blihet me 95.1 ...

08:35

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43