Flash

Kosova fillon të grumbullojë ar

Lapsi.al 7 May 2026
Kosova fillon të grumbullojë ar

Banka Qendrore e Kosovës ka përfshirë për herë të parë arin në portofolin e rezervave shtetërore, duke shënuar një hap të ri në menaxhimin e aseteve financiare.

Për herë të parë Kosova ka futur arin në rezervat shtetërore financiare.

Banka Qendrore ka bërë të ditur se ari tashmë është përfshirë në portofolin e rezervave të vendit, në një lëvizje që konsiderohet historike për menaxhimin financiar dhe strategjinë e rezervave shtetërore.

BQK ka njoftuar se “përfshirja e arit për herë të parë në portofolin e rezervave përfaqëson një arritje të rëndësishme institucionale dhe reflekton modernizimin e vazhdueshëm të kornizës së menaxhimit të rezervave”.

Sipas bankës, ky hap synon forcimin e diversifikimit dhe qëndrueshmërisë së rezervave financiare të Kosovës, duke i përafruar praktikat e institucionit me standardet ndërkombëtare të bankave qendrore.

“Përfshirja e arit forcon më tej diversifikimin, qëndrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të portofolit rezervë”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Institucioni ka bërë të ditur se gjatë viteve të fundit ka zhvilluar reforma të gjera në menaxhimin e aseteve, administrimin dhe menaxhimin e rrezikut, në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë si Thesari i SHBA-së, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore.

Një rol të rëndësishëm në këtë proces, sipas BQK-së, ka pasur Programi i Partneritetit për Këshillim dhe Menaxhim të Rezervave të Bankës Botërore (RAMP).

“Ky bashkëpunim ka mbështetur forcimin e kornizës së politikave investuese të BQK-së, rregulloreve mbështetëse, kapaciteteve institucionale, si dhe funksioneve të menaxhimit të rrezikut, monitorimit dhe analizës”, thuhet më tej në njoftim.

BQK ka treguar se ka avancuar edhe marrëdhëniet bankare me institucione të Eurosistemit dhe banka ndërkombëtare komerciale, si dhe bashkëpunimin me platforma globale si Clearstream për menaxhimin e aseteve dhe kolateralit.

Sipas njoftimit, përfshirja e arit është vetëm “hapi fillestar i një procesi afatgjatë të alokimit strategjik”, i cili mbështetet në stabilitetin financiar dhe qeverisjen e brendshme të institucionit.

“Ari tradicionalisht ka luajtur rol të rëndësishëm në menaxhimin e rezervave të bankave qendrore, si instrument afatgjatë i ruajtjes së vlerës dhe i diversifikimit”.

BQK-ja ka avancuar gjithashtu angazhimin me ofrues kyç të infrastrukturës globale, përfshirë Clearstream, për shërbime të menaxhimit të kolateralit dhe kujdestarisë së aseteve.

“Këta hapa kanë zgjeruar mundësitë e BQK-së për të menaxhuar likuiditetin në mënyrë efektive, duke rritur njëkohësisht kapacitetin e saj operacional dhe strategjik për menaxhimin e rezervave në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare”.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI