Flash

Kamioni del nga rruga dhe përmbyset, shpëton pa lëndime shoferi

Lapsi.al 7 May 2026
Kamioni del nga rruga dhe përmbyset, shpëton pa lëndime shoferi

Një kamion i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Grabjanit në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë. Kamioni ka dëme materiale, ndërsa ka shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz drejtuesi i tij.

Sipas të dhënave paraprake nga policia e shtetit, drejtuesi i i kamionit ka humbur kontrollin për shkak edhe të lagështisë në rrugë çka ka bërë që të përmbyset në anë të rrugës.

Kamioni transportonte artikuj ushqimorë, ndërsa është dashur ardhja e një autovinçi i cili e ka nxjerrë nga aty ku kishte përfunduar. Ky rrethrrotullim sipas drejtuesve të mjeteve është nyje e rrezikshme në qarkullimin rrugor në autostradë, sidomos për mjetet e rënda të cilat transportojnë ngarkesa të mëdha.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI