Flash

Helmimi i studentëve të Policisë, administratori: Shqetësime pasi konsumuan drekën

Lapsi.al 7 May 2026
Helmimi i studentëve të Policisë, administratori: Shqetësime

Administratori i Akademisë së Policisë, Milton Nushi, ka reaguar në një intervistë për mediat rreth helmimit të 56 studentëve.

Ai ka deklaruar se shqetësimet shëndetësore të studentëve kanë nisur pas konsumit të drekës, teksa zbulon edhe detajet.

“Kanë pasur shqetësime studentët, pas konsumimit të vaktit të drekës. Janë çuar në infermierinë që kemi këtu dhe më pas në QSUT dhe janë kthyer të gjithë shëndoshë e mirë, e tani janë kthyer këtu. Dyshimi është që ka ndodhur pas këtij ushqimi. Kanë një menu ditore për çdo vakt. Ushqimi është i standardeve shumë të mira, mund të ketë pasur ankesa për llojshmërinë, por ushqimi është jashtëzakonisht i mirë. Ne nuk kemi pasur asnjë lloj problem helmimi deri më sot që flasim.

Kemi njoftuar AKU dhe Shëndetin Publik që kanë marrë mostrat, sepse ushqimi këtu vjen në formë kateringu. Ne këtu mbajmë edhe mostrat, kemi komision që e pret bashkë me mjekun, mbajmë mostrat të ruajtura 24 orë, për raste kur ndodhin këto incidente. Rasti i parë është ky, më duket në 2016 ka qenë një rast.

Kjo kontratë me kompaninë është e re, por kemi pasur edhe të mëparshme. Po presim të dalin aktet e analizës, kemi thirrur Shëndetin Publik që kanë ardhur përsëri për të marrë analizat e studentëve për të parë si është ecuria e tyre, ka qenë formë e lehtë. Puna vazhdon normalisht, shkolla dhe furnizimi i vakteve. Gjendja e tyre është shumë e mirë tani. Ushqimi gatuhet në një vend tjetër, jo në akademinë e sigurisë, atje ku ka licencimin kompania. Tre vakte përditshme, mëngjes drekë dhe darkë”, tha ai./Top Channel

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI