Flash

Denoncoi skemën e ryshfetit në Policinë e Rinasit, kërcënohet me jetë qytetari

Lapsi.al 7 May 2026
Denoncoi skemën e ryshfetit në Policinë e Rinasit,

Një qytetar që bashkëpunoi me emisionin investigativ Fiks Fare për të zbuluar një skemë ryshfeti në Policinë e Rinasit është kërcënuar me jetë disa ditë më parë.

Ngjarja ka ndodhur në datën 20 prill 2026, teksa qytetari në fjalë fillimisht ka marrë një telefonatë kërcënuese dhe më pas disa mesazhe, teksa ai ka kërkuar sërish ndihmën e emisionit për të zbuluar se kush qëndron pas kësaj kanosje.

Në një intervistë, qytetari tregon se telefonata ka zgjatur disa minuta, ndërsa numri ishte i zbuluar. “Numri nuk është i fshehtë. Personi mu drejtua me ton kërcënues, shantazhues dhe më pas ka filluar me sharje. I kërkova të identifikohej, por nuk ma tha emrin. Dyshova se ishte i njëjti efektiv që unë kam denoncuar edhe në emisionin ‘Fiks Fare’ në tetor 2025, ndaj ju drejtova sërish” thotë ai.

Më tej shpjegon se pas telefonatës, i ka kërkuar që personi të identifikohej, ndërsa ai i ka shkruar se “jam ai djali që i ke hyrë në hak”. “Më pas kam shkuar në Komisariatin e Policisë Nr.4 në Tiranë dhe kam depozituar një kallëzim penal. Një efektiv policie ka zbuluar se pas atij numri qëndronte ish-punonjësi Kevin Kosova, i cili në atë kohë u pezullua dhe më pas u ndalua” shton qytetari.

Policia ka marrë kallëzimin dhe ka bërë këqyrjen e telefonit të qytetarit. “Oficeri e mori në telefon në syrin tim dhe e pyeti se kush ishte. Ai nuk foli dhe e mbylli telefonin” përfundon qytetari, teksa thotë se si ka mundësi që një efektiv e kërcënon hapur.

Fiks Fare është interesuar pranë Komisariatit të Policisë Nr,4 në Tiranë, për hetimet e mëtejshme, teksa oficeri që ka marrë kallëzimin ka deklaruar se “kallëzimi është bërë për kanosje dhe kallëzimi është referuar në Prokurorinë e Tiranës”.

Në muajin tetor 2025, emisioni investigativ Fiks Fare transmetoi një investigim mbi një skemë ryshfeti në Komisariatin e Policisë pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, ku dhjetëra punonjës policie dyshohej se merrnin ryshfet nga qytetarët për t’i ndihmuar të kalonin drejt vendeve të zonës Shengen, pavarësisht problemeve me dokumentacionin apo afatet e qëndrimit.

Fiksi faktoi me zë dhe figurë veprimet e punonjësit Kevin Kosova, i cili i mori para bashkëpunëtorit të emisionit, në këmbim të kalimit në kufi. Ata realizuan dy takime në Tiranë, ku efektivi e orientonte qytetarin në sportelin ku duhet të paraqitej dhe personin që duhej të kërkonte në aeroport.

Gjatë bisedave, efektivi i policisë e siguroi bashkëpunëtorin se “nuk kishte pse të shqetësohej për afatet”, ndërsa në një tjetër moment ai i mori shumën prej 100 mijë lekë të vjetra, duke i konsideruar si të “mjaftueshme” për kalimin. Më pas, në momentin që qytetari shkoi në Rinas, efektivi i dërgonte foto të sporteleve dhe emra të efektivëve të tjerë që ishin në turn, për të mundësuar kalimin. /TCH

Të këshilluara

Kosova fillon të grumbullojë ar

Banka Qendrore e Kosovës ka përfshirë për herë të parë arin në portofolin e rezervave shtetërore, duke shënuar një hap të ri në menaxhimin e aseteve financiare....

19:32

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI