Flash

Del FOTO/ Pronar karburanti, kush është biznesmeni i ekzekutuar në Sarandë

Lapsi.al 7 May 2026
Del FOTO/ Pronar karburanti, kush është biznesmeni i ekzekutuar

Personi në foton më lart është Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e kësaj të enjteje (7 maj), si pasojë e një atentati me armë zjarri në Gjashtë të Sarandës.

Sipas informacioneve paraprake, Rexhep Ismaili ishte pronar i një karburanti në zonë dhe dyshohet se është qëlluar me plumb në kokë, duke ndërruar jetë në vend.

Ndërkohë, forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit dhe identifikimin e autorëve.

Zona është rrethuar plotësisht, ndërsa grupi hetimor po mbledh prova që mund të ndihmojnë në zbardhjen e atentatit. Ismaili ishte dhe kryetar i Shoqatës Çamëria, dega Sarandë. /LAPSI.al

Të këshilluara

Kosova fillon të grumbullojë ar

Banka Qendrore e Kosovës ka përfshirë për herë të parë arin në portofolin e rezervave shtetërore, duke shënuar një hap të ri në menaxhimin e aseteve financiare....

19:32

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI