Flash

Berisha: Pasuritë publike plaçkiten nga Rama e Balluku, pensionistët marrin thërrime

Lapsi.al 7 May 2026
Berisha: Pasuritë publike plaçkiten nga Rama e Balluku,

Kreu i PD-së Sali Berisha zhvilloi një takim pasditen e sotme me pensionistë dhe ekspertë të ekonomisë, në selinë blu.

Gjatë fjalës së tij, Berisha kritikoi ashpër qeverinë dhe kryeministrin Rama për qëndrimin e tyre ndaj pensionistët, që sipas Berishës marrin vetëm thërrime.

Më tej, Berisha u shpreh se Rama dhe ministrat, sidomos Balluku kanë tejkaluar çdo limit, pasi kanë vjedhur dhe plaçkitur pothuaj të gjithë pasuritë publike të vendit.

Sali Berisha: Një nga problemet më të dhimbshme, mbi 1/3 të popullatës së vendit, e cila jeton në varfëri edhe po të jetë për pensionin që merr, në varfëri të skajshme. Marrin thërrime. Po të kemi parasysh çmimet e tregut, ata kanë një jetë shumë të vështirë. Në Shqipëri inflacioni në tërësi krahasuar me inflacionin selektiv, të shportës së mallrave më të domosdoshme për pensionistin ky inflacion i dytë është 10 herë më i madh se sa inflacioni në tërësi. Nëse i përdorim kemi të bëjmë me një cinizëm shifrash të pashembullt. Me këto pak para që ka, i ka të përqendruara në atë shportë, dhe atë nuk e kap dot. Një gjendje jashtëzakonisht e rëndë, e papranueshme. Nuk ka shpërndarje më të pabarabartë të ardhurash sesa kjo. Qëndrim më cinik. Është i tëri handmade. I bërë nga qeveria, sepse në vitin 2013 pensionet ishin sa ishin po ishin më të larta në rajon, më të larta se në Serbi.

Vazhdimi i këtij trendi duhet të ishte qëndrim absolut i qeverisë. Qeveria dyfishoi taksat. Qeveria pretendoi se po indekson pensionet. Indeksimi, me tregues e inflacionit të përgjithshëm, pensionistëve u del 2 kokrra vezë. Indeksimi me inflacioni selektiv, nuk është konsideruara kurrë për ta. Ndaj dhe mbeten në vendnumëro, ose me rritje modeste në një kohë kur çmimet u rritën mbi 100%. Në një kohë kur mallrat u bën më të shtrenjta jo se në Serbi, por më të shtrenjta se në Itali, Greqi dhe Gjermani në disa raste. Plus fatura e kujdesit shëndetësor. Pra në mënyrë të papërgjegjshme, pensionistët u zhytën gjithnjë e më thellë në mjerim. Ky ishte shpërblimi që morën nga kjo qeveri ata që ndërtuan Shqipërinë, që sakrifikuan. Dhe papritmas e gjejnë vetën të përjashtuar në mënyrë të egër nga shoqëria. Të keqshpërblyer në shkallën më ekstreme. Një muaj më parë, tha Eureka, Edi Rama. Ishte eureka 8 euro. Ajo që thotë ai bonusi për pensionin. 4 kg domate. 2 kg më fal. 8 euro, 13 vite më parë mund të ishin 20 kg domate. Shiko ku jemi, mos flasim për ilaçet. Nuk i blejnë dot. Ky është krim, absolutisht. Ndërkohë, i bie me krenari gjoksit se ka buxhetin 8 mld. Ndërkohë flet për rritje ekonomike. Është krijuar një polaritet i jashtëzakonshëm. 93% të kursimeve në bankat e Shqipërisë sot i kanë 12 mijë shqiptarë. Nuk ka vend si ky. Pastaj, e gjitha kjo, pse është një sistem i ngjashëm me një sistem kolonial. Plaçkitje e pasurive publike të vendeve që kolonizoheshin. Plaçkitje. Fondet publike po plaçkiten në mënyrë të paimagjinueshme. 20 mln km i autostradës në fushë. 4 mln euro km në autostradë Janinë Kakavijë në anën tjetër të kufirit, 27 m e gjerë. Plaçkitje, pa fundme. Nuk ka komb të plaçkitur si ky, ka arritur në ekstreme. Nuk ka një tullë të inceneratori. Eurot janë vjedhur. Plaçkitje e pasurive publike. Mln m2 në vend se tu kthehen pronarëve u jepen baronëve të drogës. Dhe së fundmi, ligji smund të veprojë për kryeministrin dhe ministrat, siç ishte rasti Balluku. Kanë administruar 12 mld euro vetëm në portofolin e asaj ministrie. Ku janë? Të gjitha rrugët u shembën. Këta kanë tejkaluar çdo lloj limiti. Absolutisht krim. Në çdo aspekt, asnjë përkujdesje. 500 mln i jep qeveria greke vetëm në popullatë për të lehtësuar pasojat e çmimit të naftës gjatë kësaj periudhe.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI