Flash

Berisha-Braçes: Mirë ta bëri Belinda që të hoqi nga Fieri

Lapsi.al 7 May 2026
Berisha-Braçes: Mirë ta bëri Belinda që të hoqi nga

Kreu i PD-së, Sali Berisha i është kundërpërgjigjur Erion Braçes, ndërsa pohoi se ky i fundit ishte mashtruesi më i madh për fermerët.

Berisha tha se Braçe duhej të ishte futur në grevë për këtë çështje, nëse nuk do të ishte hipokrit, ndërsa shtoi se nga Fieri e hoqi Belinda Balluku.

“Në këtë parlament kam denoncuar në mënyrën më të përsëritur taksën më të lartë në botë mbi litrin e naftës. Taksën më të lartë në planet mbi litrin e naftës. Bëj një check up, gjej një vend tjetër të ketë taksën e Shqipërisë. Së pari.

Së dyti, pasi të normalizohet taksa, jam 100% dakord të nxirret çdo përgjegjësi e tregtarëve. Por në qoftë se ti vë një taksë ku marzhi i fitimit të atij që tregton naftën është më i ulët sesa i atij në Maqedoni… Jo, jo, s’po bëj, s’po bëj avokatinë. Po bëj të vërtetën unë. Shiko, shiko. Gjatë qeverisë sime ka patur 32 licenca nafte. 32 licenca nafte! Por nuk ka patur 400.000 tonë kontrabandë qeveritare nafte. Gjatë asaj periudhe ka patur 400.000 automjete dhe janë zhdoganuar 650, 720.000 ton naftë. Dhe prodhoheshin në vend 200.000 tonë naftë në Ballsh. Po, po. Kurse sot 400.000 tonë vijnë nga Libia.

Po kush i merr ato, mor? Po ku ka privat që mund t’i marrë ato? Ato i marrin vetëm qeveritarët. Ato vijnë me gjemi. Ato shkarkohen për qeveritarët. Pra, kjo është problemi i naftës. Por, nuk ka diskutim se në qoftë se vë taksën më të lartë në botë, je mëkatari më të madh ndaj qytetarëve të tu, ndaj fermerëve të tu. Dhe unë prisja që ti sot, po të mos ishe hipokrit siç je, të filloje grevën e urisë këtu për çmimin e naftës për fermerët. Po të hoqi Lubia nga Fieri, dhe tani nuk pyet më për ta fare. Mirë ta bëri!”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI