Flash

U paraqit në GJKKO për gjyqin e Laert Haxhiut, shtyhet dëshmia e “Noizy-t”

Lapsi.al 6 May 2026
U paraqit në GJKKO për gjyqin e Laert Haxhiut, shtyhet dëshmia e

Është shtyrë në datën 13 maj, seanca gjyqësore në GJKKO, ku Rigles Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy, do dëshmonte lidhur me procesin ndaj grupit të Laert Haxhiut.

Në kete proces, do të dëshmojë edhe i ati i Noizyt, Bashkim Rajku. Mësohet se shkak për shtyrjen u bë mungesa e dy avokatëve.

Rreth 100 gr tritol shpërtheu në biznesin e Noizyt në qershor të vitit 2022. Dëmet materiale në dyqanin e veshjeve dhe lokalin që ndodhen në katin e parë e të dytë të një pallati pranë zonës bregdetare të Durrësit ishin të mëdha. Lënda plasëse ishte vendosur në murin e jashtëm të biznesit dhe ishte ndezur me fitil përcjellës.

SPAK dhe rrëfimi i të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani zbuluan se tritoli ishte vendosur me urdhër të Laert Haxhiut si kundërpergjigje për dhunimin e shokut të tij, Kleviol Ahmeti i njohur si CLLEVIO , nga Noizy dhe shokët e tij.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 6 maj 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me 82 lekë. Ndërkohë monedha euro do të blihet me 95.2 le...

08:49

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI