Flash

Superiore, flasin trajnerët: Ribaj akuza arbitrit, Bellai sfidë Josës, Daja në Europë

Lapsi.al 6 May 2026
Superiore, flasin trajnerët: Ribaj akuza arbitrit, Bellai sfidë

Në mbyllje të javës së parafundit të Abissnet Superiore, të gjithë trajnerët protagonistë kanë folur pas ndeshjes. Nuk kanë munguar sfidat, akuzat, kunjat, por edhe psherëtima lehtësimi, për objektivat e arritura.

Daja: “Siguruam Europën”

Tekniku i Dinamos Ilir Daja: “Ashtu siç erdhi loja, do ishim të kënaqur me fitoren se ngushtonim diferencën me ekipet më sipër. Mundet që me rastet të kishim, ta thellonim në pjesën e parë duke shkuar me 3 gola. Arritëm një nga objektivat e klubit për të qenë në Europë. Siguruam Final Four matematikisht. Presim ndeshjen e fundit të kampionatit me Partizanin. Pastaj kemi dhe një ndeshje tjetër, që të paktën në këtë sezon të kemi mundësi të luftojmë për trofe me klubin”.

Bellai: “Hedh ‘dorashkën’ ndaj Bylis”

Tekniku i Vorës Arjan Bellai: “Shqipëria e vogël, të gjithë i kemi miq. Nuk ka as dorashka. Secili luan për ekipin e tij dhe jep maksimumin. Ne do japim maksimumin në fushën tonë, prandaj kemi bërë të githë rrugën për të marrë pikët e plota me Ballshin. Duhet të luftojmë, të gjakosemi për këtë ndeshje”.

Josa: “Thanë që të gjitha ndeshjet ishin të paracaktuara…”

Tekniku i Bylis Mirel Josa: “Për mendimi tim sot çdo ndeshje ka qenë si finale për ne. Unë nga njëra anë jam deri diku i gëzuar për fitoren, por kemi edhe një ndeshje tjetër, të shohim si do shkojnë punët, se parashikime të mëdha nuk mund të bësh. Sepse parashikimet i bëtë javës tjetër dhe ishin jo parashikime, por konkluzione, televizionet që thanë që të gjitha ndeshjet ishin të paracaktuar. Unë e vetmja gjë që jam gëzuar sot është që ne morëm tre pikë dhe qoftë në Shkodër, qoftë këtu, nuk kemi luajtur me paracaktim asgjë.

Gvozdenovic: “Goli i dytë i Bylis i çuditshëm”

Tekniku i Elbasanit Ivan Gvozdenovic: “Ndoshta fati pak se në pjesën e parë kishim më shumë raste që të shënojmë më shumë se një gol. Çunat kërkuan golin, por kishim raste e nuk kishim fat me Bunjakun dhe Bylis shënoi të dytin. I dyti ishte i çuditshëm, nuk e pashë mirë se si doli topi në portë. Ky është futbolli, e thashë unë kemi shumë ndeshje përpara, një javë të fundit ndaj Tiranës, pastaj “Final Four”. Nuk kemi kohë të shohim mbrapa, jemi mërzitur por nga sot do të mendojmë për ndeshjen e radhës”.

Ribaj i “sulet” arbitrit Hamitit

Tekniku i Flamurtarit Andi Ribaj: “Kemi bërë 10 ndeshje shumë të mira. Por më vjen keq se këta djem kanë sakrifikuar shumë, kanë bërë një kampionat të mirë. Nuk besoj se ka vend për të folur më se çfarë ndodhi në minutat e fundit në fushën e lojës, sepse arbitri nuk mund të rrijë 10 sekonda dhe të thotë direkt vazhdo lojën. Se nëse Maksuti do driblonte, do dilte në kënd të mirë për të goditur për të shërbyer për shokët e ekipit”, tha Ribaj për RTSH pas ndeshjes”.

Hodo: “Skuadra pësoi shok psikologjik”

Tekniku i Teutës Bledar Hodo: “E prisnim një ndeshje të tillë të jem i sinqertë. E kishim përgatitur që do vuanim. E nisëm mirë. shënuam gol që na u anulua, morëm gol dhe skuadra pësoi shok psikologjik. Por në përfundim të pjesës së parë folëm me çunat, kishim besim që do e kthenim e fitonim. Shkuam te barazimi dhe besoj se u arrit falë luftës sportive, shpirtit të garës dhe sakrificës për këtë fanellë”.

Shehi: “Në valle për play out”

Tekniku i Tiranës Orges Shehi: “Ta them me sinqeritet, pa modesti, nuk është merita e imja por e djemve, kemi qenë në situatë të vështirë, dallohen njerëzit me karakter, ne si staf e kemi pasur të lehtë me këtë grup. Ne kemi marrë mskuimumin e pikëve, pavarësisht se edhe rialët tanë i kanë marrë. Pavarësisht se kemi marrë kaq pikë ende asgjë ska mbaruar, shkalla e vshtirësisë është e lartë, e ka bërë kampionatin shumë të vështirë, jemi në valle për play out”.

Borshi: “Penalltia? Nuk ishte ky niveli i Cjapit sot”

Zv/trajneri i Vllaznisë Ergi Borshi: “Është një ngërç psikologjik që na ka kapur, na ka ndodhur që pas humbjes me Dinamon në Kupë, sapo të gjejmë fitoren, ndoshta që javës tjetër kundër Flamurtarit do të jemi më të lirshëm dhe do të jemi gati për ndeshjet e “Final Four”. Skam komente për penalltinë, Cjapi është një nga më të mirët në Shqipëri, por nuk ishte ky niveli i tij sot”.

Dede: “Duhet të luanim pisët”

Tekniku i Egnatias Nevil Dede: “Është një fitore që meritë është e gjithë çunave. Pastaj për mua ka vlerë stafi dhe drejtori Klejdi për bashkëpunimin në këto dy ditë. E rëndësishme dhe të luanim pisët, jo në profilin e kampionit. Por në profilin për t’i fal fushë kundërshtarit. Besoj se djemtë kuptuan që jo në çdo moment duhet të shkojmë si favorit, por të mendojmë të kemi dhe ekuilibra. Ky është vazhdim i punës së Tetovës, që e falenderoj që kam gjetur këtë ekip. Kjo është e gjitha për punën që kemi bërë bashkë në dy ditë.

Partizani, Zhivanaj me alibi mungesat

Tekniku i Partizanit Ralf Zhivanaj: “Është një rezultat zhgënjyes, jemi të gjithë të mërzitur, kemi pasur shumë dëmtime, Skuka, Dombuia, Karlos Martinez, Preka, ka ndikuar humbja në derbi, largimi i trajnerit, kanë ndikuar të gjitha këto faktorët bashkë. Ne ishim brenda objektivave, por rezultati ishte në disavantazh 2-0, shtuam sulmuesit, patëm disa raste por nuk i shfrytëzuam si duhet, komplimenta Egnatias sepse ishte Superiore ndaj nesh”, deklaroi ai për “RTSH Sport”.

 

 

 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI