Flash

Simeone i tërbuar pas sfidës: kërkoi përplasje fizike me drejtorin sportiv të Arsenal

Lapsi.al 6 May 2026
Simeone i tërbuar pas sfidës: kërkoi përplasje fizike me
Arsenal rikthehet në finalen e Champions League pas 20 vitesh: mjaftoi një fitore 1-0 e firmosur nga Saka në gjysmëfinalen e kthimit kundër Atletico Madrid për të arritur objektivin e madh dhe për të siguruar biletën për në Budapest. Por fundi i ndeshjes u shënua nga tensione të mëdha dhe zemërimi i Diego Simeone, i acaruar nga humbjet e vazhdueshme të kohës nga anglezët që në minutat shtesë luajtën shumë pak. Trajneri argjentinas ishte protagonist i një përballjeje të ashpër me Andrea Berta, drejtor sportiv i Arsenal që vetëm pak muaj më parë ishte në Madrid: të dy njihen shumë mirë dhe kanë punuar bashkë për disa vite, por mbrëmë drejtuesi italian u vu në shënjestër nga trajneri, i cili për pak sa nuk shkaktoi një sherr.

Simeone i tërbuar në fund

Nën drejtimin e teknikut Arteta, Gunners kanë mësuar të luajnë edhe me nervat e kundërshtarëve për të përfituar avantazh, siç bënë ndaj spanjollëve në minutat e fundit të gjysmëfinales: një gol i pësuar do t’i çonte në shtesë dhe për këtë arsye bënë maksimumin për të marrë fitoren. Topa të zhdukur, vonesa loje dhe gjeste të ngjashme që e nxorën Simeone jashtë kontrollit, deri në atë pikë sa u përplas me të vetmin person që njihte në pankinën kundërshtare. DS Berta mori "vendin" e spanjollit Arteta dhe i kërkoi arbitrit të mbyllte ndeshjen pa shtuar kohën shtesë, duke prekur vazhdimisht orën në dorë dhe duke tundur krahët. Një gjest i parë shpesh, por që irritoi trajnerin kundërshtar, i cili iu drejtua dhe e shtyu. Të dy ishin pranë përplasjes fizike dhe sherri u shmang vetëm nga ndërhyrja e stafeve respektive që i mbajtën larg, duke evituar përshkallëzimin e situatës.

Berta, e kaluara te Atletico

Përplasja e shmangur merr një kuptim tjetër nëse mendohet për marrëdhënien e miqësisë që lidh dy protagonistët. Berta ka qenë drejtor sportiv i Atletico Madrid për 12 vitet e fundit, duke u bërë një mbështetje e madhe për Simeone edhe përtej punës, para se të kalonte te Arsenal. Drejtuesi italian mbërriti në Madrid në vitin 2013, u bë DS katër vite më vonë dhe përjetoi emocionet më të mëdha të rrugëtimit të “colchoneros” me trajnerin argjentinas. Ka fituar gjithçka përkrah trajnerit dhe me të ka përjetuar edhe zhgënjimin e dy finaleve të Champions League të humbura ndaj Real Madrid në 2014 dhe 2016, plagë që për Simeone janë rihapur pas eliminimit një hap larg finales.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI