Flash

Shkrumbohet makina në aksin Berat-Lushnjë

Lapsi.al 6 May 2026
Shkrumbohet makina në aksin Berat-Lushnjë

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në rrugën nacionale Berat-Lushnjë, në afërsi të fshatit Çukas.

Sipas informacioneve paraprake, në mjet udhëtonin tre persona, të cilët kanë konstatuar tym gjatë lëvizjes. Ata kanë ndaluar menjëherë automjetin dhe kanë dalë jashtë, duke shpëtuar pa pësuar lëndime.

Në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës i Lushnjë, i cili ka bërë të mundur shuarjen e flakëve, por automjeti është shkatërruar totalisht.

Nga të dhënat e para të policisë, dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një defekt elektrik në mjet. Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të incidentit.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot, 6 maj 2026

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesata...

07:27

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI