Flash

Shiste kókainë në lokalin që administronte në Librazhd, vihet në pranga 32-vjeçari

Lapsi.al 6 May 2026
Shiste kókainë në lokalin që administronte në

Një 32-vjeçar është arrestuar në Prrenjas, pasi dyshohet se përdorte lokalin e tij për të përgatitur dhe shpërndarë kokainë në doza për shitje. Në pranga ka përfunduar edhe një 29-vjeçar, i akuzuar për moskallëzim krimi.

Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit, policia zbuloi 76 doza dhe sasi të tjera të dyshuara kokainë, të ndara dhe gati për t'u hedhur në treg. Po ashtu u sekuestruan 3 peshore elektronike, 3 celularë, si dhe 48 mijë lekë dhe 450 euro, të dyshuara si të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm. Sipas hetimeve, 29-vjeçari u kap në lokal dhe dyshohet se kishte dijeni për aktivitetin e 32-vjeçarit, por nuk e kishte kallëzuar atë. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për vijimin e hetimeve.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 6 maj 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me 82 lekë. Ndërkohë monedha euro do të blihet me 95.2 le...

08:49

Shkrumbohet makina në aksin Berat-Lushnjë

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në rrugën nacionale Berat-Lushnjë, në afërsi të fshatit Çukas. Sipas informaci...

08:31

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI