Flash

"Sabotim, goditje pas shpine..." Rama poshtëron Tërmet Peçin në Gjirokastër

Lapsi.al 6 May 2026
"Sabotim, goditje pas shpine..." Rama poshtëron Tërmet

Në një mbledhje të tensionuar të Asamblesë së Partisë Socialiste për qarkun e Gjirokastrës, e mbajtur në ambientet e teatrit të qytetit, kryeministri Edi Rama ka lëshuar akuza të forta dhe sulme direkte ndaj figurës simbol të Tepelenës, Tërmet Peçit. Takimi, i cili pritej të ishte rutinë organizative, u kthye në një “gjyq” publik për Peçin.

Akuzat: Sabotim, lajme të rreme” dhe goditje pas shpine

Sipas burimeve mediatike nga takimi, Rama e ka akuzuar hapur Peçin si autorin e prapaskenave dhe sulmeve ndaj figurave të tjera socialiste në qark.

Sulmi ndaj Flamur Golemit: Peçi u akuzua se ka orkestruar sulme personale dhe shpifje (përfshirë përhapjen e lajmeve të rreme për gjendjen shëndetësore/SIDA) ndaj kryebashkiakut të Gjirokastrës, Flamur Golemi.

Pengimi i Gramos Sakos: Në mbledhje Rama e ka cilësuar Peçin si pengesë për punën e Gramos Sakos në Tepelenë, duke e akuzuar se ka instaluar “klanin” e tij (kunatin dhe njerëzit e afërt) në administratë për të ruajtur kontrollin.

Sabotimi në Përmet: Akuzat u shtrinë edhe më gjerë, ku Peçi u bë përgjegjës për përdorimin e njerëzve të tij për të sabotuar strukturat e PS-së në Përmet.

Përplasja në sallë: “Jam ushtari yt” vs “Mos na çaj by**ën”

Gjatë debatit, tonet kanë qenë mjaft të ashpra. Tërmet Peçi ka tentuar të mbrohet duke përdorur tone servilizmi politik, duke i thënë Ramës: “Komandant, unë jam ushtari yt!”

Mirëpo, kjo deklaratë nuk e ka zbutur kryeministrin, i cili i ka prerë fjalën menjëherë me një gjuhë brutale: “Nuk ka fjalë për ty sot. Ka njerëz shumë më të mirë se ty në këtë sallë. Thashethemet që nisin nga kalaja e Ali Pashait nuk ndikojnë në punën e qeverisë sime.”

Në mbyllje të takimit, Rama ka përdorur një fjalor rruge për të vulosur degradimin e pozitës së Peçit brenda strukturave, duke i thënë tekstualisht: “O Tërmet, mos na çaj by**en”*, dhe ka mbyllur menjëherë takimin.

Ky sulm i hapur në prani të të gjithë strukturave të qarkut tregon një krisje të pariparueshme. Përdorimi i emrit të Gramos Sakos si pasues dhe izolimi i Peçit për shkak të ”intrigave” krahinore, sinjalizon se ish-kryebashkiaku i Tepelenës mund të jetë drejt shkarkimit ose mënjanimit total nga funksionet politike në zgjedhjet e ardhshme.

Rama duket se ka vendosur të pastrojë “ishujt” e pushtetit lokal që sfidojnë hierarkinë e re të partisë në jug.

Të këshilluara

Arrestohet në Corleone nipi i Totò Riina

Është arrestuar në Corleone të Italisë, nipi i Totò Riina, shefit famëkeq të Cosa Nostra, i cili kishte fortesën e tij në qytetin sicilian. Me urdhër të gjyqtar...

23:26

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI