Flash

Rrëfimi i babait që humbi djalin në Durrës: Policët vinin, qeshnin, pinin kafe...

Lapsi.al 6 May 2026
Rrëfimi i babait që humbi djalin në Durrës: Policët

Në mesin e një dhimbjeje të madhe, familja Muçaj hapi dyert për Top Channel duke rrëfyer pengjet, ëndrrat e djalit të saj dhe të pathënat e tragjedisë më të rëndë që ka pësuar e gjithë zona dhe qytetit të Durrësit, vitet e fundit.

“Ikja, lëvizja, tani më preu krahët. Këto ditë i kaloj se kur dal në çdo cep më duket sikur më thërret: ‘o babi, po pse s’më merr?’. Do vij o babi, i them, do vij. Kështu që s’kam komente. Çfarë të them më? Flas, kudo në çdo cep e shoh, më del. ‘Pse s’më merr babi?!’, më thotë. Do vij, i them. Vetëm më thërret”, u shpreh babai Ermal Muçaj.

Enea humbi jetën teksa po shijonte një akullore bashkë me shokun e tij të ngushtë Klesin që gjithashtu humbi jetën. Bashkë me ta ishte dhe djali i hallës së Eneas, Arbioni, 8 vjeç, që sot iu nënshtrua një tjetër operacioni te spitali i Traumës.

Enea kishte shumë ëndrra. Ishte shumë entuziast pasi këtë të premte do të shkonte me klasën në Vlorë, por…

Veç pasionit për futbollin, ai projektonte të ardhmen e tij pranë të atit, për t’u bërë krah i fortë i familjes.

“E shihja e buzëqeshte e i thosha ‘He merr bab do ti ngjash babit?’. ‘Po’ më thoshte. ‘Do bëj profesionalen, do vij me ty të ndihmoj’ thoshte. Mekanik… Ishte shumë i pasionuar..”, u shpreh i ati.

Por kjo ëndërr u këput në mes nga një aksident që sipas familjarëve ishte i paralajmëruar, po jo i parandaluar. Babai denoncon neglizhencën e institucioneve, ndërsa denoncimet e vazhdueshme të tyre për autorin e dyshuar ranë në vesh të shurdhër.

“Nuk ia kam pasur borxh njeriut edhe nuk e di. Nuk e di se si… do ishte parandaluar me 100 firma. Kishim muaj, muaj e muaj që merrnim tabulatet, telefonatat nga gjithë banorët e lagjes. Edhe policia vinte, qeshte… një gjë qesharake”, tha ai.

Akuza e prindit rëndon mbi policinë dhe mungesën e sigurisë rrugore, ku rreziku, sipas tij është i pranishëm për të gjithë fëmijët.

“Ishte i përditshëm, i përditshëm. Tapë. Ecte në mënyrë të pakontrollueshme, por policët e korruptuar e lanë, pinin kafe dhe kthenin fletën.

Institucioneve do t’u thoshim: në rrugë s’po na i lini të kalojnë kalamajtë, në trotuar po na i shtypni. Tashti parqe s’keni bërë. Ku mund t’i lëmë fëmijët? Vetëm këtë të na thonë, se ku mund t’i lëmë?…”, u shpreh i ati.

E mbytur nga dhimbja është edhe gjyshja e Eneas. Mes vuajtjes për nipin që rriti me sakrifica, ajo përpiqet të gjejë forcë, ndërsa pret me padurim të mësojë dhe ecurinë e nipit tjetër që mbeti i plagosur.

“Gjyshe jam po mezi e kam rritur. Edhe më iku çuni, 13 vjeç tani… çfarë të them, siç më sheh. Mezi qëndroj në këmbë. Vetëm e keqja se duhet durim. Durim djali, do durim nusja. Ne jemi gjyshër, po këta janë prindër. Edhe kështu që… do bëj durim, po është dhimbje shumë e fortë”, tha gjyshja.

Sot, e vetmja forcë që e mban në këmbë këtë familje janë dy fëmijët e tjerë.

“Forcë shoh te ky, sikur atë e kam afër. Shoh këtë edhe gocën, them i kam afër, po ai prapë duket sikur më thërret”, u shpreh i ati.

Ndërsa familja Muçaj dhe Nikolli, fqinjë prej një jete, kërkojnë forcë tek të gjallët, drejtësia mbetet e vetmja kërkesë që mund t’i japë pak paqe kujtimit të Eneas dhe Klesit, si dhe të merren masa konkrete për të parandaluar tragjedi të tjera në këto rrugë. /Marrë nga Top Channel

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI