Flash

Robinho në burg mëson se Neymar ka goditur djalin e tij me shuplakë: reagon shumë keq

Lapsi.al 6 May 2026
Robinho në burg mëson se Neymar ka goditur djalin e tij me
Robinho ndodhet në burg, duke vuajtur një dënim përfundimtar prej 9 vitesh në Brazil për përdhunim në grup. Lajmi për përplasjen mes djalit të tij, Robinho jr, dhe Neymar (të dy luajnë te Santos) ka mbërritur edhe në burg. Pas hekurave lajmet përhapen shpejt, dhe ish-futbollisti ka reaguar shumë keq kur ka mësuar çfarë kishte ndodhur gjatë një stërvitjeje: përplasja verbale, konflikti që degjeneroi dhe agresioni ndaj djalit të tij, i shtyrë dhe goditur me shpulla pasi kishte kaluar me driblim ish-yllin e Seleçao. “Thellësisht i indinjuar”, kështu e kanë përshkruar mediat braziliane gjendjen e tij shpirtërore, ndërsa ai nuk mund të bëjë asgjë pasi është në qeli. Robinho dhe Neymar kanë qenë shokë skuadre te Santos dhe së bashku fituan Copa do Brasil në 2010; miqësia e tyre vazhdoi edhe më pas, pavarësisht rrugëve të ndryshme në karrierë. Të mësuarit e asaj që i ndodhi djalit të tij nga “dora” e ish-shokut i ka shkaktuar irritim të madh.

Çfarë ndodhi gjatë stërvitjes së Santos

Ngjarja do të kishte ndodhur gjatë një seance stërvitore në qendrën sportive të Santos. Gjithçka do të kishte nisur pas një aksioni loje ku Robinho Jr. do të kishte kaluar Neymar me driblim. Një gjest që do ta kishte irrituar kapitenin, i cili i kërkoi të riut “të qetësohej”. Nga ai moment situata degjeneroi shpejt: fillimisht një përplasje verbale, më pas kontakt fizik mes të dyve. Sipas disa rindërtimeve, ish-lojtari i Barcelonës dhe PSG reagoi më ashpër nga sa pritej, duke goditur dhe rrëzuar sulmuesin e ri gjatë përplasjes. Ndërhyrja e shokëve të skuadrës i dha fund zënkës.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Robinho jr (@robinhojr)

Ndjesa e Neymar dhe reagimi i familjes

Pas ngjarjes, Neymar pranoi se kishte tepruar, i kërkoi falje drejtpërdrejt Robinho Jr., duke e kontaktuar në telefon për të sqaruar situatën, dhe më pas edhe familjes së tij. Falje të pranuara dhe çështje e mbyllur, për të rikthyer qetësinë në dhomën e zhveshjes? Jo, për shkak të qëndrimit më të ashpër të Robinho senior dhe dëshirës së familjes për të shkuar deri në fund dhe për t’i kërkuar llogari klubit për atë episod. Çfarë kërkojnë? Kërkimfalje publike, publikimin e pamjeve të atyre momenteve dhe diskutim edhe për një prishje të mundshme të kontratës që skadon në dhjetor 2031. Stafi i Robinho Jr. ka dërguar madje një paralajmërim ndaj Santos duke kërkuar masa konkrete. Klubi ka nisur një hetim të brendshëm dhe po vlerëson masa disiplinore.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Robinho jr (@robinhojr)

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI