Flash

Rebel Wilson bëhet nënë për herë të dytë,

Lapsi.al 6 May 2026
Rebel Wilson bëhet nënë për herë të dytë,

Rebel Wilson është bërë nënë për herë të dytë, duke zgjeruar familjen e saj me partneren Ramona Agruma.

Aktorja e  “Pitch Perfect” dhe “Bridesmaids” ndau lajmin e gëzueshëm në Instagram, ku prezantoi vajzën e tyre të dytë, të quajtur Rose Estelle.

“Krenare të njoftojmë lindjen e vajzës sonë të dytë, Rose Estelle! Çfarë bekimi i mrekullueshëm të kemi një tjetër vajzë të vogël. Tani, më 4 maj, jemi bërë katër,” shkroi aktorja. Ajo shtoi se ndihet jashtëzakonisht mirënjohëse dhe e lumtur për zgjerimin e familjes.

[embed]https://www.instagram.com/p/DX7caU6gWYF/[/embed]

Në rrjetet sociale, Wilson publikoi edhe momente të ëmbla të vajzës së tyre të parë, Royce, 3 vjeç, duke u njohur me motrën e vogël. Çifti e mirëpriti vajzën e parë, Royce Lillian, në nëntor të vitit 2022 përmes një nëne surrogate. Ndërsa vajza e dytë erdhi në jetë pas një rrugëtimi të gjatë me fekondim in vitro (IVF).

Rebel Wilson dhe Ramona Agruma e bënë publike lidhjen e tyre në vitin 2022 dhe u martuan në vitin 2024, fillimisht me një ceremoni romantike në Itali dhe më pas me një martesë ligjore në Australi.

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI