Flash

Raporti i DAP: Gratë dominojnë garën për vendet e punës në administratë

Lapsi.al 6 May 2026
Raporti i DAP: Gratë dominojnë garën për vendet e punës

Gratë dominojnë garën për vendet e punës në administratën publike, duke përbërë pothuajse dy të tretat e aplikimeve gjatë vitit 2025, sipas të dhënave të fundit nga raporti i Departamentit të Administratës Publike.

Në total, nga 4,602 aplikime unike, 62.7% janë kryer nga femra, ndërsa vetëm 37.3% nga meshkuj.

Raporti i DAP analizon një profil më të gjerë të aplikantëve duke dalë në përfundimin se mosha mesatare e aplikantëve është 33 vjeç, ndërsa për ata që synojnë të hyjnë në shërbimin civil bie në 32 vjeç. Ndërkohë, aplikantët për ngritje në detyrë kanë një mesatare prej 38 vjeç.

Gjatë vitit 2025, u emëruan 654 nëpunës civilë ku pjesa më e madhe, rreth 57.3%, erdhën nga rekrutime të reja, përfshirë pranime në kategorinë ekzekutive dhe emërime nga jashtë shërbimit civil.

Nga këto emërime, 51.2% i përkasin kategorisë ekzekutive, ndërsa 6.1% kategorive të ulëta dhe të mesme drejtuese.

Megjithatë, hyrjet nga jashtë për nivelet drejtuese mbeten të kufizuara, duke zënë vetëm 18.5% të emërimeve në këto kategori. Sistemi i shërbimit civil vazhdon të mbështetet kryesisht në zhvillimin e karrierës së brendshme.

Rreth 59% e lëvizjeve ndodhin brenda të njëjtit institucion, duke treguar një tendencë për promovim ndërkohë lëvizjet nga institucionet e pavarura drejt administratës qendrore mbeten minimale, në vetëm 4%.

Të gjitha pozicionet vakante, gjithsej 934 gjatë vitit, iu ofruan fillimisht nëpunësve ekzistues përmes procedurës së lëvizjes paralele. Kur këto pozicione nuk plotësohen, ato hapen për ngritje në detyrë, duke krijuar një rrugë të dytë.

Në vitin 2025, 277 pozicione u hapën për këtë proces, përfshirë 198 në kategorinë e ulët drejtuese dhe 79 në atë të mesme. Në fund të procedurave, vetëm 13.6% e vendeve vakante u plotësuan përmes lëvizjes paralele. Ndërsa 17.9% u plotësuan përmes ngritjes në detyrë./Monitor.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI