Flash

Kryesuesit bëhen "leckë" nga Bylis e Tirana: Partizani jashtë Final 4, Flamurtari bie

Lapsi.al 6 May 2026
Kryesuesit bëhen "leckë" nga Bylis e Tirana: Partizani

Rezultatet e çuditshme nuk kanë munguar edhe në javën e parafundit të kampionatit Abissnet Superiore, e zhvilluar e gjitha në orën 16.00: humbasin dy skuadrat kryesuese të mundura nga Bylis e Tirana e Vora i rikuperon dy gola Dinamos për pikën që i duhej. Sidoqoftë këtë herë janë dhënë dy verdiktet e para të sezonit. Flamurtari bëhet skuadra e parë e rrëzuar nga kategoria, pas barazimit 1-1 në shtëpi me Teutën, ndërsa Partizani është përfundimisht jashtë Europës pas humbjes në Rrogozhinë, ku debutoi me fitore Nevil Dede.

"Surprizat" e parashikuara

Tirana mposhti Vllazninë, në humbjen e tretë radhazi përfshirë eliminimin në Kupën e Shqipërisë. Skuadra e Orges Shehit triumfoi 1-0 me penalltinë e Rafael, duke vazhduar fazën e katërt model: asnjë humbje, 6 fitore e dy barazime. Praktikisht 20 pikë në 8 ndeshje në xhiron e fundit të kampionatit, kur në tre të parat kishte marrë 21 në 27 ndeshje. Një skuadër e shndërruar nga e nëpërkëmbur nga të gjithë, në një absolute e kampionatit, gjëra që ndodhin vetëm në vendin tonë. Vllaznia nuk shqetësohet për renditjen, sepse Elbasani ka mbetur po 2 pikë para e as për kartonët e kuq të Bajramit e Malës, që do të kthehen në dispozicion pikërisht për Final 4.

[video width="650" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/05/69fb4d6413b94.mp4"][/video]

41 pikë Tirana e Bylis i përgjigjet po në të njëjtën kuotë me fitoren 2-1 ndaj Elbasanit. Verdheblutë kanë mbajtur pas shkodranët, por duhet të bëjnë kujdes në javën e fundit, kur do të presin Tiranën e “frikshme”, që nëse nuk merr pikë në javën e 36 mund ta shohë veten në playout. Në vështirësi ballshiotët, sipas llogarive, sepse në javën e fundit nëse nuk bëjnë pikë në Vorë mund të bien nga kategoria.

[video width="666" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/05/69fb606949401.mp4"][/video]

Lexo më tej: Paradoksi absurd i fazës së 4-t: Tirana kampion, Partizani e Teuta bien nga kategoria

Vora rikuperon dy gola ndaj Dinamos, duke marrë një pikë në barazimin 2-2 në kryeqytet, që e lejon të shpresojë shpëtimin në javën e fundit. Për momentin Bellai është në zonën playout, por duhet të fitojë në sfidën e fundit me Bylis për të shpëtuar. E duke qenë se kanë marrë një fitore në shtëpi e dy humbje në transfertë, Vora shpreson të fitojë para publikut të vet, duke respektuar trendin. Dinamo nga ana tjetër me pikën e marrë e ka bërë të pavlefshme derbin e kryeqytetit në javën e fundit, sepse Partizani nuk mund ta arrijë më. E me katërshen të blinduar e me finale e Kupës për të diskutuar me Egnatian, të gjithë në Final 4 janë të lumtur në Europë.

[video width="646" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/05/69fb5d79e2741.mp4"][/video]

Egnatia e Dinamo vendosin Final 4

Egnatia e bëri detyrën, në debutimin e teknikut Dede, duke likuiduar 2-0 Partizanin në Rrogozhinë. Tekniku ndërpret atëherë kur duhej serinë prej 4 humbjesh, duke fshirë rrezikun që kanosej nëse të kuqtë do të futeshin në katërshe në vend të Dinamos. Sidoqoftë, largimi i Kërnajës nuk ka ndryshuar asgjë dhe të kuqtë kanë 8 ndeshje pa fitore me vetëm një pikë në 5 javët e fundit.

[video width="642" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/05/69fb5b2d3ae76.mp4"][/video]

Bie Flamurtari...

Bie nga kategoria Flamurtari, përpjekjet “titanike” të të cilëve në javët e fundit morën fund në ndeshjen e parë kur kundërshtarit i duhej detyrimisht një pikë për të evituar playout, gjithnjë nëse në ndeshjen e fundit nuk fiton me Egnatian. Vlonjatët rrëzohen e kthehen andej nga ardhën me keqerdhjen e një sezonit të dështuar në project, por ku investimet nuk munguan.

[video width="646" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/05/69fb5d0db9033.mp4"][/video]

Kategoria Superiore

FC Dinamo City 2-2 Vora

Flamurtari FC 1-1 Teuta Durres

KF Bylis 2-1 AF Elbasani

KF Egnatia 2-0 Partizani

KF Tirana 1-0 Vllaznia

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI