Flash

Kryemadhi flet për Metën: Kam zero komunikim, s'pranon më asgjë prej meje

Lapsi.al 6 May 2026
Kryemadhi flet për Metën: Kam zero komunikim, s'pranon më

Monika Kryemadhi ka folur gjatë për jetën e saj, kohën në politikë, familjen dhe tashmë kohën jashtë kostumit të politikës. E ftuar në “Shqipëria Live”, Kryemadhi ka treguar sesi është ndjerë dhe çfarë ka menduar kur ka parë Ilir Metën pas kafazit të xhamit në seancën e fundit të gjyqit të tyre. Kryemadhi thekson se pavarsisht çdo gjëje, ajo ka rrespekt për Metën.

“Nuk ishte hera e parë që e shikoja Ilirin… për mua është Iliri i para 10 viteve nga ana mendore, shumë i qartë, shumë i kthjellët politikisht, snajper. Unë që e njoh prej 33 vitesh, rrathët e syve i vijnë nga leximi i gjatë. Për mua ka një posturë të jashtëzakonshme. Ka një posturë sikur është 30 vjeç, i bie që ka bërë shumë ushtrime barku dhe shpine, ka ngrënë shëndetshëm. Kostumin ia kanë çuar numër më të madh…

Unë me të kam zero komunikim dhe nuk pranon asgjë prej meje. Ka mbaruar ndoshta dashuria. Mendoj se marrëdhënia jonë ka qenë në një moment vulnerabiliteti, edhe unë nuk kam qenë shumë e përgatitur. Atij i thanë që ajo ka të dashur, dhe doli që në fakt ishte Ilir Meta. Shikoje si i shkëlqejnë sytë aty…

Ai është babai i fëmijëve të mi. Respekti im për të është i palimtuar, sepse në fund të fundit unë jam kjo që jam për shkak të mundësisë që ai më dha. Ai është strateg i diplomacisë shqiptare”, - tha ajo.

Kryemadhi tha se flaje do u kërkonte vetëm fëmijëve të saj që nuk ka investuar shumë në kohë fizike dhe emocionale me ta dhe Ilir Metës që kur kishte nevojë nuk ishte pranë.

“Më fal do t’u thoja fëmijëve të mi që nuk kam investuar shumë në kohë fizike dhe emocionale me ta, patjetër dhe Ilir Metës që kur kishte nevojë nuk isha për të, e lashë në shoqëri të gabuar, kjo është kostoja që unë duhet ta paguaj për gjithë jetën”, - u shpreh ajo. /TCH

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI