Flash

Historiku/ Pse Rama iu rikthye përplasjes me "Reporterët pa kufi"

Lapsi.al 6 May 2026
Historiku/ Pse Rama iu rikthye përplasjes me "Reporterët pa

Edi Rama i është kthyer fiks pas katër vitesh përplasjeve verbale me “Reporters sans frontieres”, organizatës që kryen prej një çerek shekulli klasifikimin e lirisë së medave në afro 200 shtete të botës. Nëse në vitin 2022, kur Shqipëria u rendit e 103 në glob, kryeministri i quajti ata gënjeshtarë dhe fantazistë, duke nënvizuar se media këtu tek ne duhet akuzuar jo për mungesë lirie, por për lirinë për të shpifur, kësaj radhe, pasi Shqipëria humbi tre vende në klasifikim (e 83) ai filloi një tjetër kryqëzatë.

Arsyet e Ramës ishin disa. Së pari, se klasifikimi i Reporterëve pa Kufij merret shumë për bazë në Bruksel, ku çështje si ajo e lirisë së mediave mbeten një kolonë kyçe në rrugën e integrimit. Sa për krahsaim, Mali i Zi me të cilin jemi në "garë" në rrugën drejt BE, renditet 40 vende para nesh.

Së dyti, sepse ky klasifikim i Shqipërisë është i dobët si shkak i një fenomeni që nuk vërehet në asnjë vend të Ballkanit Perendimor. Këtu sistemi mediatik është i përqëndruar në duart e katër psesë familjeve - thekson raporti i RSF-së - të cilat marrin avantazhe publike (leje ndërtimi, investitorë strategjikë) duke i detyruar pronarët e tyre që të ushtrojnë censurë mbi gazetarët.

Shqipëria humb 3 vende për lirinë e mediave/ Radiografia si kontrollohen nga qeveria

Pra përshkrimi që i bëjnë "Reporterët" sistemit të propagandës rilindase, e nxjerr atë zbuluar. 

Por, në vend që të merrej me thelbin e problemit, kryeministri u mor me cic mice. Fillimisht ai botoi një status ku sillte në vëmendie një tjetër raport të SIGMA-OECD ku MIA (Agjencisë për Media dhe Informim pranë zyrës së Ramës) vlerësohej për shërbimin cilësor ndaj mediave dhe publikut.

“Reporters sans frontieres” u përgjigjën: “Ne masim lirinë e medias, jo komunikimin e qeverisë. Renditja e Shqipërisë në vendin e 83-të (-3) në Indeksin e vitit 2026 pasqyron sulme politike, abuzim me zbatimin e ligjit, transparencë të ulët të medias dhe kërcënime ndaj gazetarëve".

Rama vazhdoi sërisht me statistikat e një start up shqiptar ku llogaritej se në mediat vendase dëgjimi i zërit opozitar është 3.57 herë më i lartë se ai i qeverisë. "Në një mjedis vërtet “me media të kapura”, asgjë nga këto nuk do të ekzistonte. As dominimi i zërave të opozitës. As mbizotërimi dërrmues i narrativave kritike. As qarkullimi i lirë i akuzave ekstreme. Dhe sigurisht, jo shumica e hapësirës politike televizive për opozitën", konkludonte Rama. 

Por, ai e kaloi me një togfjalësh të vetëm çështjen e pronësisë së televizioneve të mëdhenj, që kontrollohen nga pronarë të ushqyer me leje ndertimi e liçensa publike. Natyrisht këtu qëndron thelbi i problemit.

Analiza/ Heshtja e mediave të mëdha për degradimin e lirisë së shtypit

Ajo që ndoshta "Reporterët..." nuk e dinë por që publiku shqiptar e ka dëgjuar me zë dhe figurë pas zbardhjes së çdo pergji të çdo skandali është se mediat e pushtetit paguhen me paratë e korrupsionit. Me reklamën fiktive nga inceneratorët për zgjedhje, nga "çunat" e Ballukut që dorovisin për mediat, nga Erion Veliaj që shfaqej në inagurime ndërkohë që po arrestohej.

Pas negociatave me Ramën/ 7 organizata ndërkombëtare: Mediat më keq

Pikërisht argumentimi që “Reporters sans frontieres” i bëjnë rrokullisjes së Shqipërisë në klasifikim lidhet me këtë realitet.

Prandaj Edi Rama i është kthyer toneve të katër viteve më parë në përplasjen me ta. Për të thënë të vërtetën ai i ka përdorur të dyja mjetet: edhe shkopin edhe karrotën.

Një vit, pasi “Reporters sans frontieres” e kishin renditur Shqipërinë në vendit e 103, duke e degraduar plot 20 shkallë në klasifikim, pra në 2023, Rama mori avionin privat dhe shkoi të takonte personalisht Sekretarin e Përgjithshëm të "Reporters sans Frontieres", të ndjerin, Cristophe Deloire. Strategjia e tij qe që ti kërkonte bashkëpunim duke u sjellë edhe vetë si viktimë e mediave që kontrolloheshin nga oligarkë dhe që i bënin presion edhe atij vetë. Ai propozoi projekte të përbashkëta, me financim nga BE-ja që të bëhej një rregullim i gjendjes së mediave në vend.

Liria e mediave/ Si po mundohet Rama të manipulojë Reporterët pa Kufij

Nuk dihet nëse kjo nisëm, për të cilën u hartua edhe një dokument dhe u bë gati plani i punës e dha efektin e saj, por vitin pasardhës Shqipërua u ngrit ndjeshëm në renditje.

Reporters sans frontieres/ Enigma e ngjitjes në klasifikimin e lirisë mediave

Gjithësesi projekti i përbashkët nuk e pati jetën e gjatë, si për faktin se Cristophe Deloire, u nda në mënyrë të papritur nga jeta, po ashtu edhe se ai hasi në rezistencën e fortë të gazetarëve shqiptarë. Plani për të pasur një projekt të bashkëpunimi mes tyre dhe qeverisë u rrëzua.

Ndaj këtë vit, kur Shqipëria ka degraduar sërisht në klasifikim, Rama i është kthyer gjuhës së 2022. Ai e ka hedhur poshtë klasifikimin e organizatës që bën matjen e lirisë së medave në afro 200 shtete të botës, ndoshta duke pritur një oportunitet të ri, për të përdorur metodat ku ndihet vërtet se ka talent.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI