Flash

Dëmtohet sërish në lotin e dytë rruga Qukës-Qafë Plloçë, aksi pëson shembje

Lapsi.al 6 May 2026
Dëmtohet sërish në lotin e dytë rruga Qukës-Qafë

Problemet në rrugën Qukës–Qafë Plloçë duket se nuk kanë të ndalur. Në lotin e dytë, pranë zonës së njohur si “Kthesa e Trebinjës”, janë shfaqur sërish dëmtime, këtë herë me ulje të dukshme të shtratit të rrugës.

Vetëm pak muaj më parë, rreth 500 metra më larg, një tjetër segment pësoi zhytje si pasojë e rrëshqitjeve të terrenit. Edhe ai nuk është rikuperuar plotësisht, ndërsa situata në tërësi paraqitet e përkeqësuar. Aktualisht, qarkullimi zhvillohet vetëm në një korsi, duke krijuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve.

Kjo nuk është hera e parë që ky aks përballet me probleme. Që prej hapjes për qarkullim në shtator të vitit të kaluar, rruga ka shfaqur vazhdimisht defekte, të cilat u theksuan edhe më shumë gjatë reshjeve të nëntorit.

Me një kosto prej rreth 260 milionë euro, aksi Qukës–Qafë Plloçë vijon të jetë nën hijen e dëmtimeve të përsëritura, që tashmë po prekin jo vetëm lotin e tretë, por edhe segmentet e tjera të saj.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 6 maj 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me 82 lekë. Ndërkohë monedha euro do të blihet me 95.2 le...

08:49

Shkrumbohet makina në aksin Berat-Lushnjë

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në rrugën nacionale Berat-Lushnjë, në afërsi të fshatit Çukas. Sipas informaci...

08:31

Parashikimi i motit për sot, 6 maj 2026

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesata...

07:27

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI