Flash

Berisha: Rama riktheu kafazin në sallën e gjyqit si në kohën e Enver Hoxhës

Lapsi.al 6 May 2026
Berisha: Rama riktheu kafazin në sallën e gjyqit si në kohën

Gjatë fjalës me anëtarët dhe simpatizantët e PD në degën numër 5 në Tiranë, Sali Berisha sulmoi Edi Ramën për arrestimin e Ilir Metës.

Sipas tij, Rama e urren Metën, por më shumë urren qytetarët. Duke akuzuar Ramën, Berisha u shpreh se, kreu i qeverisë riktheu kafazin në sallën e gjyqit, si njëherë e një kohë ne gjyqet e Enver Hoxhës.

‘E riktheu Edi Rama kafazin në sallën e gjyqit, ndërkohë që vrasës serialë po në atë burg festojnë çdo natë me pije, kokainë dhe orgji të tjera.

Po pse kafazi? Sigurisht, ai e urren Ilir Metën, por ai urren qytetarët në radhë të parë. Ai do që qytetarët të tremben sa më shumë.

Kurse ju nuk trembeni. Ju nuk jeni trembur’, tha Berisha.

Të këshilluara

Arrestohet në Corleone nipi i Totò Riina

Është arrestuar në Corleone të Italisë, nipi i Totò Riina, shefit famëkeq të Cosa Nostra, i cili kishte fortesën e tij në qytetin sicilian. Me urdhër të gjyqtar...

23:26

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI