Flash

Zbardhet raporti i PE-së/ Mali i Zi, vendi më i avancuar në rrugën drejt BE-së

Lapsi.al 5 May 2026
Zbardhet raporti i PE-së/ Mali i Zi, vendi më i avancuar në

Komiteti për Politikën e Jashtme në Parlamentin Evropian ka miratuar raportin vjetor për Mali i Zi, duke e cilësuar atë si vendin më të avancuar në procesin e anëtarësimit në Bashkimi Evropian.

Në dokument theksohet nevoja për forcimin e mëtejshëm të pavarësisë dhe efikasitetit të sistemit të drejtësisë, si dhe për arritjen e rezultateve konkrete dhe të qëndrueshme në luftën kundër korrupsionit në nivelet e larta dhe krimit të organizuar.

Raporti evidenton gjithashtu domosdoshmërinë për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura në gjykata dhe për harmonizimin e plotë të politikës së vizave me standardet e BE-së. Autori i raportit, eurodeputeti Marjan Šarec, paralajmëroi se vendi përballet me një periudhë sfiduese.

“Koha është e kufizuar, ndërsa punë ka ende. Ky raport duhet të shërbejë si njohje e progresit të deritanishëm dhe si inkurajim për vijimin e reformave. Është thelbësore që të gjitha palët të tregojnë përgjegjësi, në mënyrë që mosmarrëveshjet e vogla të mos pengojnë arritjen e objektivave strategjike”, u shpreh ai pas votimit. Në përfundim, raporti u bën thirrje institucioneve shtetërore në Mal të Zi që të shmangin përplasjet politike dhe të përshpejtojnë miratimin dhe zbatimin e reformave të lidhura me procesin e integrimit evropian

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI