Flash

“Reporterët pa Kufij”- Ramës: Ne masim lirinë e medias, jo komunikimin e qeverisë

Lapsi.al 5 May 2026
“Reporterët pa Kufij”- Ramës: Ne masim lirinë e

Reporterët pa Kufij i janë përgjigjur kryeministrit, Edi Rama lidhur me raportin e tyre për lirinë e medias, ku Shqipëria renditet në vendin e 83-të, duke shënuar një rënie me tre pikë në krahasim me një vit më parë.

Reporterët pa Kufij nënvizon se, renditj e Shqipërisë në vendin e 83-të pasqyron sulmet politike, abuzimin me organet e zbatimit të ligjit, transparencën e ulët të medias dhe kërcënimet ndaj gazetarëve.

"Kryeministër Edi Rama, ne masim lirinë e medias, jo komunikimin e qeverisë. Renditja e Shqipëria në vendin e 83-të (-3) në Indeksin 2026 pasqyron sulmet politike, abuzimin me organet e zbatimit të ligjit, transparencën e ulët të medias dhe kërcënimet ndaj gazetarëve," thuhet në reagimin e Reporterëve ka Kufij.

 

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI