Flash

Kevin Spacey rikthehet në ekran me një film dramatik

Lapsi.al 5 May 2026
Kevin Spacey rikthehet në ekran me një film dramatik

Kevin Spacey do të rikthehet në ekran për të luajtur në filmin dramatik me titull "Melodies in the Forest". Prodhimi i përket kompanisë “Ventitre SRL” në bashkëprodhim me “Pink Flamingo Media Group”.

Xhirimet janë planifikuar të fillojnë në tetor dhe do të zhvillohen në Itali dhe Republikën Çeke. Aktori do të luajë rolin e 85-vjeçarit Petr Novotni, jeta e qetë e të cilit përmbyset kur e kaluara e errët e periudhës së luftës që ai e mbajti të fshehur për dekada del në sipërfaqe në një mënyrë të dhunshme.

Sipas sinopsisit zyrtar, "kur dirigjenti i njohur rrëmbehet gjatë një shëtitjeje rutinë, ai e njeh rrëmbyesin e tij si Yosef, një kompozitor hebre që e kishte takuar në kampin e përqendrimit Terezin në vitin 1942. Teksa hetimi ngushtohet, fëmijët e tij zbulojnë një ditar të fshehur që përmbys gjithçka që ata besonin për babanë e tyre, duke i detyruar ata të përballen me konceptet e fajit, bashkëfajësisë dhe çmimit të mbijetesës".

Spacey-t do t'i bashkohen John Savage, Vincent Spano, Antonella Salvucci, Andrea Bruschi, Danny Kamenski, Kasper Keldorfer dhe Enzo Storico. Filmi është shkruar, drejtuar dhe është prodhuar ekzekutivisht nga Roberto Lippolis, i cili është i njohur për veprën e tij "The Cat & the Moon".

Karriera e fituesit të dy çmimeve Oscar, u ndërpre në vitin 2017 pas një sërë akuzash për sulme seksuale. Megjithëse ai është shpallur i pafajshëm ose jo përgjegjës në disa çështje gjyqësore në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar, ai kishte mbetur kryesisht i përjashtuar nga projektet e mëdha të Hollywood.

Gjatë vitit 2025, Spacey deklaroi se ishte në vështirësi të mëdha financiare dhe kishte humbur shtëpinë e tij në Baltimore për shkak të borxheve ligjore miliona dollarëshe. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI