Flash

Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO për inceneratorët

Lapsi.al 5 May 2026
Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO për

Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako ka shkuar sot në GJKKO për çështjen e inceneratorëve. Bllako është paraqitur në Gjykatën e Posaçme, i shoqëruar nga avokati i tij.

Më 11 mars, Bllako u dënua me 4 vite burg nga GJKKO për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë në dy raste dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuante 2 vite e 8 muaj burg për çështjen e inceneratorëve. Sipas SPAK, Bllako ka përfituar në mënyrë të tërthortë shumën prej rreth 120 mijë eurosh nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, pronarët de facto të shoqërisë koncesionare, për blerjen e një pajisjeje për aktivitetin tregtar të babait të tij, një fabrikë birre në Ersekë.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 5 maj 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 95.2 lekë dhe do të shitet me 96.1 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do sh...

08:31

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI