Flash

Humb jetën një 20-vjeçar pasi u mbyt në Venecia, shpëtojnë mrekullisht dy të tjerë

Lapsi.al 5 May 2026
Humb jetën një 20-vjeçar pasi u mbyt në Venecia,

Një 20-vjeçar ka humbur jetën në Venecia, pasi u mbyt në ujërat pranë zonës së San Polos. Sipas raportimeve, i riu ishte pjesë e një grupi prej tre personash që përfunduan në ujë. Dy prej tyre arritën të shpëtohen nga një varkë që po kalonte aty pranë, ndërsa i treti nuk doli më në sipërfaqe. Trupi i viktimës u gjet mëngjesin e sotëm pranë kazermave të Guardia di Finanza. Zjarrfikësit ndërhynë rreth orës 05:30, duke nisur menjëherë operacionin e kërkim-shpëtimit.

Në vendngjarje u angazhuan dy njësi zjarrfikëse të lagunës nga Dorsoduro, të mbështetura nga zhytës rajonalë, të cilët kryen kërkime intensive në zonë. Rreth orës 07:15, trupi i të riut u lokalizua dhe u nxor nga uji. Në operacion morën pjesë gjithashtu karabinierët dhe ekipet mjekësore të urgjencës. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 5 maj 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 95.2 lekë dhe do të shitet me 96.1 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do sh...

08:31

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI