Flash

Aksidenti në Durrës, banorët e zonës së ish-Kënetës ndezin qirinj para bashkisë

Lapsi.al 5 May 2026
Aksidenti në Durrës, banorët e zonës së

Një grup banorësh nga zona e ish-Kënetës kanë mbërritur pak minuta më parë pranë Bashkisë së Durrësit, ku kanë ndezur qirinj në kujtim të dy të miturve që humbën jetën në aksidentin tragjik të së dielës.

Karvani i makinave bllokoi përkohësisht një korsi qarkullimi në aksin përballë sheshit “Liria”, për t’u drejtuar më pas drejt shkallëve të bashkisë.

Aty, qytetarët ndezën qirinj dhe mbajtën një minutë heshtje në shenjë respekti për dy vogëlushët, të moshës 9 dhe 12 vjeç, jeta e të cilëve u ndërpre tragjikisht teksa po luanin në trotuarin pranë banesave të tyre.

Banorët nuk preferuan të bëjnë deklarata për mediat, por theksuan se marshimi i paralajmëruar për nesër pritet të jetë masiv. /Euronews Albania

[video width="848" height="478" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/05/WhatsApp-Video-2026-05-05-at-20.47.28.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI