Flash

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

Gjendet drogë në burgun 313

Gjenden substanca narkotike në burgun e sigurisë së lartë të 313 në “Jordan Misja”. Raportohet paraprakisht për ...

13:25

Shqipëria dhe Kosova,ndër vendet me përdorimin më të lartë të IA gjeneruese në Europë

Lapsi.al 4 May 2026
Shqipëria dhe Kosova,ndër vendet me përdorimin më të

Përdorimi i inteligjencës artificiale gjeneruese po përhapet me ritme të ndryshme në Europë, por Shqipëria dhe Kosova po shfaqen si ndër vendet më aktive në adoptimin e kësaj teknologjie në rajon dhe më gjerë. Sipas të dhënave të Anketës Europiane për Kushtet e Punës, publikuar në fund të muajit prill, rreth 12% e punonjësve në Bashkimin Europian përdorin IA gjeneruese në punën e tyre.

Megjithatë, disa vende jashtë bllokut, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, renditen mbi këtë mesatare, duke u afruar me nivelet e vendeve më të zhvilluara. Kosova renditet e shtata në Europë, me 20% të punonjësve që përdorin IA gjeneruese, pas Luksemburgut (25%), Zvicrës (24%), Suedisë (21%), Norvegjisë (21%), Belgjikës (20%), Danimarkës po me 20%.

Ndërsa Shqipëria renditet e 11-a, me 18% të punonjësve që raportojnë se e përdorin IA gjeneruese, në nivele të njëjta me Gjermaninë, Austrinë e Finlandës dhe shumë më pak se Holanda (19%).

Në vendet e tjera të rajonit, përdorimi i IA gjeneruese është shumë i ulët, me Maqedoninë e Veriut, Serbinë e Bosnjë Hercegovinën, që renditen në fund të Europës, me vetëm 3% përdorim. Në Mal të Zi treguesi është pak më i lartë, në 10%. Fqinjët, si Greqia e Italia, ku kanë emigruar pjesa më e madhe e shqiptarëve, e përdorin shumë pak këtë mjet, në vetëm 5%.

IA gjeneruese është një lloj inteligjence artificiale që jo vetëm analizon të dhëna, por krijon përmbajtje të re, si tekste, imazhe, kode apo audio, duke u bazuar në modele që ka mësuar nga të dhëna ekzistuese. Ndryshe nga sistemet tradicionale të IA-së që fokusohen te parashikimi apo klasifikimi, IA gjeneruese mund të prodhojë materiale të ngjashme me ato të krijuara nga njeriu, duke e bërë të dobishme në fusha si shkrimi, marketingu, programimi dhe dizajni.

Europa

Sipas raportit, që nga viti 2024, përdorimi i mjeteve të IA gjeneruese në punë raportohet nga 12% e punonjësve në BE. Megjithatë, ekzistojnë dallime të dukshme mes shteteve anëtare, me nivele më të larta në Luksemburg, Suedi, Belgjikë dhe Danimarkë, ku të paktën një në pesë punonjës deklaron se përdor IA gjeneruese në punën e tij. Vende të tjera, si Greqia, Italia, Portugalia dhe Rumania, kanë nivele shumë më të ulëta, në 5% ose më pak.

Mjetet e IA gjeneruese përdoren më shumë nga burrat sesa nga gratë dhe nga punonjësit më të rinj në krahasim me ata më të moshuar. Të rinjtë shpesh kanë një njohje më të madhe me teknologjitë e reja, përfshirë IA gjeneruese, për shkak se janë rritur në një mjedis dixhital.

Ndërsa ka gjithnjë e më shumë prova se IA gjeneruese mund të rrisë ndjeshëm produktivitetin në profesionet me bazë njohurish, ajo mund të kontribuojë edhe në rritjen e monotonisë në punë, për shembull duke gjeneruar volume të mëdha përmbajtjeje që kërkojnë kontroll dhe rishikim të vazhdueshëm. Megjithatë, një analizë paraprake e të dhënave të anketës së punës sugjeron të kundërtën: përdorimi i IA gjeneruese lidhet me një nivel më të ulët të detyrave monotone dhe me një probabilitet më të lartë që punonjësit të vlerësojnë vetë cilësinë e punës së tyre.

Ky model mund të lidhet me faktin se IA gjeneruese përdoret më shumë në profesione si menaxherët dhe profesionistët, të cilët zakonisht kanë nivele më të larta arsimimi dhe më shumë autonomi në punë. Të dhënat e Eurobarometrit të fundit tregojnë gjithashtu se të rinjtë (15–24 vjeç) kanë një perceptim më pozitiv për teknologjitë në vendin e punës, përfshirë IA-në, krahasuar me grupmoshat më të mëdha.

Ky trend, thekson raporti nxjerr në pah një ndarje dixhitale sipas brezave, ku punonjësit më të moshuar mund të përballen me vështirësi në adoptimin dhe integrimin e këtyre teknologjive në punën e tyre. Një diferencë sipas nivelit arsimor vërehet gjithashtu në përdorimin e IA gjeneruese, ashtu si edhe në përdorimin e teknologjive të tjera të përfshira në anketë.

Anketa

Anketa Europiane për Kushtet e Punës 2024, e publikuar në prill të këtij viti ofron një panoramë të plotë të cilësisë së punës në Europë, duke analizuar karakteristikat e fuqisë punëtore, vendet e punës, cilësinë e punës dhe cilësinë e jetës në punë.

Anketa është një instrument i rëndësishëm për politikëbërësit, pasi nxjerr në pah rolin e cilësisë së punës në arritjen e një rritjeje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në Europë.

Gjetjet e anketës bazohen në 36,644 intervista ballë për ballë, të zhvilluara në 35 vende. Çdo intervistë zgjati rreth 45 minuta, duke ofruar një pasqyrë unike mbi gjendjen e punës në Europë.

Kjo anketë është zhvilluar në mënyrë të rregullt që nga viti 1990, duke ofruar një seri të krahasueshme të të dhënave për kushtet e punës në Europë në intervale pesëvjeçare./ Monitor

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI