Flash

Rishikimi i paraburgimit/Gjykata e Lartë shprehet për njehsimin e praktikës gjyqësore

Lapsi.al 4 May 2026
Rishikimi i paraburgimit/Gjykata e Lartë shprehet për njehsimin e

Gjykata e Lartë do të shprehet sot me vendim në lidhje me ndryshimin e praktikës gjyqësore sa i takon kushteve dhe kritereve për aplikimin e masës 'arrest në burg'. Prej afro një muaj Kolegji i Bashkuar i Gjykatës së Lartë ka analizuar dhe shqyrtuar rekursin e Bektesh Zenelit, i paraburgosuri që u bë shkak për nisjen e këtij ndryshimi ligjor, nëse do të ndryshojë praktika njehsuese e vitit 2011, ku mbështetet Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit për caktimin e masës shtrënguese.

Në seancën publike, gjykata do të shpallë dhe arsyetimin e zbardhur mbi këtë nismë, ku do të shikohet se si janë ndarë votat për ndryshimin e praktikës ligjore. Për të ndryshuar këtë praktikë u angazhua dhe kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, i cili sipas tij u detyrua nisur edhe nga vendimet e Gjykatës së të Drejtave të Njeriut.

Më 9 prill Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë u mblodhën të thirrura nga kryetari Sadushi për të riparë vendimin unifikues të vitit 2011 mbi masën e sigurimit të arrestit në burg dhe kohëzgjatjen e saj.

Janë të paktën tre momente që sipas kreut të Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi duhen rishikuar. E para lidhet me faktin se sipas vendimit të vitit 2011 gjykata nuk ka detyrim që të analizojë përse llojet e tjera të masave të sigurimit nuk janë të përshtatshme. Por, GJEDNJ thotë se “argumentet e gjykatave në favor të lirimit apo kundër nuk duhet të jenë të përgjithshme, por të përmbajnë referenca për fakte specifike dhe rrethana personale që justifikojnë paraburgimin e kërkuesit”.

Elementi i dytë për të cilin kërkohet rishikimi i vendimit të vitit 2011, lidhet me faktin se ndryshe nga çfarë ndodh aktualisht, rrezikshmëria e autorit nuk mund të përcaktohet nga vetë vepra penale. Gjykata Europiane ka përcaktuar se serioziteti i veprës ose pasojat e saj nuk përbëjnë arsye të pavarura që justifikojnë ndalimin me burgim.

Dhe e treta, sipas vendimit unifikues të tetorit 2011 nga Gjykata e Lartë thuhet se për të përcaktuar të papërshtatshëm arrestin me burg duhet të jetë i akuzuari që që jep argumentin se pse nuk duhet të rrijë në burg. Pra barra e provës i vendoset të akuzuarit dhe jo gjykatës apo prokurorisë. Kjo është në kundërshtim me praktikën perëndimore, prandaj sipas kreut të Gjykatës së Lartë kjo kërkon ndryshim.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 4 maj 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me 81.8 lekë. Ndërkohë monedha euro do të blihet me 95 le...

08:39

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI