Flash

REKORD/ Policia spanjolle kap anijen me 40 tonë kokainë, 23 të arrestuar

Lapsi.al 4 May 2026
REKORD/ Policia spanjolle kap anijen me 40 tonë kokainë, 23 të

Policia në Spanjë ka kryer atë që e ka quajtur një "kapje rekord të kokainës në Atlantik", si pjesë e një operacioni të vazhdueshëm kundër trafikut ndërkombëtar të drogës.

Oficerët e Njësisë Qendrore Operative të Guardia Civil 35-40 tonë kokainë në një anije mallrash në brigjet e Afrikës Veriperëndimore.

Anija, 90 metra e gjatë dhe e regjistruar në Ishujt Komore, po shkonte drejt Mesdheut pasi u largua nga Freetown, kryeqyteti i Sierra Leones, më 22 prill.

Ajo u kap nga njësia, një ekip elitar që heton krime të rënda, në brigjet e rajonit të Saharasë Perëndimore, pranë qytetit të Dakhla-s.

Ajo u shoqërua në portin e Las Palmas në Gran Canaria të dielën në mbrëmje, ku po mbahet nga një gjykatë spanjolle.

Guardia Civil tha se hetimi është duke vazhduar si pjesë e një goditjeje të madhe kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, të mbikëqyrur nga Gjykata e Lartë e Spanjës.

Oficerët kanë arrestuar 23 persona, kryesisht shtetas filipinas, angolas dhe holandezë. Guardia Civil publikoi edhe një fotografi të sasisë rekord të drogës së kapur. /LAPSI.al

Të këshilluara

Fotolajm/ Rama "gjen" Kurtin në Armeni

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale disa fotografi nga Samiti i 8-të i Komunitetit Politik Europian, që u mbjt në Yerevan të Armenisë. Në fo...

21:48

Alarm në Dubai, sulm me dronë nga Irani

Autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe raportuan një sulm me dronë të lëshuar nga Irani drejt territorit të tyre, duke shkaktuar alarm në Dubai. Sipas njo...

17:53

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI