Flash

Krimet në fushën e drogës rekord në 2025-n, kalon dhe kulmin e kanabisit në 2016-n

Lapsi.al 4 May 2026
Krimet në fushën e drogës rekord në 2025-n, kalon dhe kulmin

Krimet në fushën e drogës arritën nivel rekord në vitin 2025, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Vitin e kaluar u shënuan mbi 3,649 krime në fushën e drogës, me rritje prej 27% në krahasim me vitin e mëparshëm.

Ky është niveli më i lartë që është regjistruar ndonjëherë, të paktën që nga viti 2015, kur INSTAT publikon të dhënat. Madje krimet në fushën e drogës në 2025-n ishin më të larta edhe se në 2016-n, kur shënohej rekordi i deritanishëm prej 3,248 procedimesh dhe përkoi me periudhën kur në vend lulëzoi kultivimi i kanabisit.

Tregtimi i drogave, kultivimi etj u rendit si krimi i dytë më i përhapur në vend, vetëm pas shkeljeve të qarkullimit rrugor, që zunë vendin e parë me 6103, me një rritje të lehtë prej 6.8%.

Krimet me dashje kundër shëndetit ishin në vend të tretë, më rritje prej 27%, të ndjekura nga vjedhjet, që ishin 22% më të larta.

Rritje të fortë kishin dhe përndjekjet me gati 70%, ose 392 raste. Korrupsioni shënoi rënie me 8.6%, në 255 raste. Sipas Instat, në vitin 2025, janë evidentuar gjithsej 38.345 vepra penale, 17,4% më shumë, krahasuar me vitin 2024.

Numri i autorëve të dyshuar për vepra penale në vitin 2025 arriti në 45.334, me një rritje prej 13,2%, krahasuar me vitin paraardhës:

  • 93,3% janë meshkuj, ndërsa grupmosha më e përfaqësuar është ajo 30-44 vjeç (36,2%);
  • Numri i autorëve pa përsëritje është 39.027, 16,7% më shumë, krahasuar me vitin 2024.

Në vitin 2025, janë regjistruar 19.145 persona të dëmtuar, 7,8% më shumë, krahasuar me një vit më parë: 39,3% e tyre janë të dëmtuar për krime kundër personit.

Femrat e dëmtuara përbëjnë 36,7% të kategorisë krime kundër personit, kryesisht në krime seksuale, krime kundër moralit dhe dinjitetit si edhe në krime kundër fëmijëve, martesës dhe familjes.

Numri i procedimeve penale të regjistruara në vitin 2025, është 27.049, me një rritje prej 8,5%, krahasuar me vitin e kaluar: Nga 24.491 procedime penale të përfunduara, 27,6% e tyre janë pushuar, 27,8% janë pezulluar dhe 42,5% janë dërguar për gjykim në gjykatë.

Në vitin 2025, janë regjistruar 14.356 persona të pandehur, 9,0% më shumë, krahasuar me një vit më parë: Meshkujt përbëjnë 94,0% të numrit gjithsej të të pandehurve. Numri i të burgosurve në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale është 4.503, 0,3% më shumë, krahasuar me vitin 2024: Meshkujt përbëjnë 98,4 % të numrit gjithsej të të burgosurve.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI