Flash

Berisha: Dëshmia e Irenës me 5 mbiemra nuk ka firmën e hetuesve

Lapsi.al 4 May 2026
Berisha: Dëshmia e Irenës me 5 mbiemra nuk ka firmën e hetuesve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur këtë të hëne në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në zbatim të masës detyrim paraqitje në kuadër të dosjes “Partizani”. Pasi ka dalë nga godina ai ka lexuar mesazhin që ka lënë në dokumentin e prokurorisë së Posaçme.

"Altin Troplini i hapi dosjen hetimore Irenës me 5 mbiemra për ta mbrojtur. I hapi dosjen pa emër dhe Irena thirret për dëshmitare. Pra, keni parë ju, dosje penale pa të akuzuar, mbajeni mend këtë, dosje penale pa të akuzuar. Kjo është forma më e poshtër e njerëzve të antiligjit. A mund të imagjinoni ju që dëshmia e Irenës në dy faqe e gjysëm, ka vetëm firmën e Irenës dhe administrohet në dosje gjyqësore pa firmën e hetuesit. Ja ku e keni! Ky është hetimi që ka bërë Altin Troplini për Irena Dumanin. Tani, që një procesverbal, një dëshmi, do u përgjigjet pyetjeve ai që është thirrur, pa diskutim. Por që hetuesit, Toni Gramo dhe Elton Kërluku, nuk e kanë firmosur. Është për Guiness, miq. Dosje gjyqësore e dërguar në gjykatë. Pse nuk e kanë firmosur? Nuk kanë dashur të firmosin mashtrimet e Irenës me 5 mbiemra", tha Berisha.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 4 maj 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me 81.8 lekë. Ndërkohë monedha euro do të blihet me 95 le...

08:39

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI