Flash

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

Gjendet drogë në burgun 313

Gjenden substanca narkotike në burgun e sigurisë së lartë të 313 në “Jordan Misja”. Raportohet paraprakisht për ...

13:25

3-mujori, kredia për shtëpi pësoi rënie për herë të parë që nga viti 2020

Lapsi.al 4 May 2026
3-mujori, kredia për shtëpi pësoi rënie për herë

Kredia për shtëpi e mbylli tremujorin e parë të vitit në rënie, për herë të parë në periudhën pas pandemisë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për periudhën janar-mars, sektori bankar dha gjithsej 13.5 miliardë lekë kredi të re për shtëpi, 14.9% më pak krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Kredia ka dhënë shenja rritjeje gjatë marsit, por rezultati i tremujorit është përcaktuar nga rënia e ndjeshme e dy muajve të parë të vitit.

Rënia e kredisë për shtëpi vjen në vijim të një cikli disavjeçar rritjeje të shpejtë. Për vitin 2025, kredia për shtëpi u rrit për të shtatin vit radhazi, me 17.3% më shumë krahasuar me vitin 2024.

Fillimi i këtij viti ka sjellë një ngadalësim, ndërsa, sipas vrojtimit të aktivitetit kreditues me bankat, edhe kërkesa e individëve për kredi u raportua në rënie në tremujorin e parë të vitit 2026.

Bankat raportuan se kërkesa më e ulët për kredi në financimin e blerjes së banesave u nxit nga vonesat e krijuara në miratimin e udhëzimeve që duhet të shoqëronin ligjin për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, por edhe nga kufizimet rregullatore në fuqi prej korrikut 2025.

Burime nga tregu bëjnë të ditur se disa banka kanë vendosur të jenë më të kujdesshme në këtë segment, edhe për shkak të shqetësimeve të lidhura me ciklin e pasurive të paluajtshme, sidomos në kryeqytet.

Duke filluar nga mesi i vitit të kaluar, Banka e Shqipërisë nisi të aplikojë kufizime për standardet e kredidhënies së re për blerjen e banesave, duke u përpjekur të frenojë rritjen e huasë në segmentin e individëve.

Raporti tavan i kredisë ndaj vlerës në monedhën Lekë është vendosur 85% për shtëpinë e parë dhe 80% për shtëpinë e dytë, ndërsa në valutë të huaj kufiri i lejuar është 75% për shtëpinë e parë dhe 70% për shtëpinë e dytë.

Ndërsa raporti i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave për kreditë në Lekë është në nivelin 40% për shtëpinë e parë dhe 35% për shtëpinë e dytë. Në valutë të huaj, niveli tavan është 35% për shtëpinë e parë dhe 30% për shtëpinë e dytë.

Gjithashtu, pikërisht për shkak të rritjes së shpejtë të kredisë për pasuri të paluajtshme, Banka e Shqipërisë aplikoi për herë të parë një shtesë të posaçme në kërkesat për kapital ndaj sektorit bankar. Shtesa kundërciklike e kapitalit u vendos për herë të parë në nivelin 0.25% (për t’u zbatuar nga 30 qershor 2025) dhe u rri më tej në nivelin 0.5% (për t’u zbatuar nga 31 dhjetori 2025).

Çmimet e banesave kanë shënuar një rritje të shpejtë në vitet e fundit. Rritja, në terma mesatarë, vijoi edhe vitin e kaluar. Indeksi Fischer i përllogaritur nga Banka e Shqipërisë tregoi që çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë gjysmës së dytë të vitit 2025 u rrit me 28% në krahasim me një vit më parë.

Megjithatë, rritja vjetore e çmimeve u ngadalësua nga niveli prej 41.7% i raportuar në gjashtëmujorin e parë 2025. Në veçanti për kryeqytetin, tregu shfaqet në ngadalësim të ndjeshëm. Indeksi i çmimeve për shitjet në Tiranë u rrit me 4.4% ndaj nivelit të një viti më parë.

Rritja e çmimeve me bazë vjetore pësoi një rënie drastike nga niveli prej 32.6% i gjashtëmujorit të parë 2025. Banka e Shqipërisë vlerëson se kontributin kryesor në rritjen e vlerës së indeksit të përgjithshëm të çmimeve e ka dhënë rritja në vlerën e indeksit të llogaritur për zonat e bregdetit./Monitor.al

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 4 maj 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me 81.8 lekë. Ndërkohë monedha euro do të blihet me 95 le...

08:39

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

38°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI