Flash

Përgjaket Durrësi/ Tjetër aksident me vdekje te Kepi i Rodonit

Lapsi.al 3 May 2026
Përgjaket Durrësi/ Tjetër aksident me vdekje te Kepi i Rodonit

Një tjetër aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku për pasojë ka mbetur i pajetë një person.

Mediat raportojnë se një person me iniciale A.K., i cili drejtonte një motomjet me 4 rrota, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ai ka ndërruar jetë, ndërkohë që një grua e cila ishte me të në motomjet, ka arritur të shpëtojë.

Ky aksident vjen pas tragjedisë që ndodhi më herët gjatë ditës së sotme në Durrës, ku një automjet përplasi 5 fëmijë që ishin duke luajtur në trotuar, duke lënë të vdekur 2 prej tyre dhe të plagosur rëndë një tjetër. /LAPSI.al

Të këshilluara

Shpërthim në një dyqan MCN të Endri Meksit

Një shpërthimi ka ndodhur sot në Tiranë, në një dyqan shërbimesh interneti, në pronësi të Endri Meksi. Shpërthimi ka ndodhur gjatë natës, janë shkaktuar dëme...

12:09

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI