Flash

“Isha i dehur. Më vrisni”/ Zbardhet dëshmia e shoferit që përplasi fëmijët në Durrës

Lapsi.al 3 May 2026
“Isha i dehur. Më vrisni”/ Zbardhet dëshmia e shoferit

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku 57-vjeçari Nikoll Radaçi, duke drejtuar automjetin, përplasi për vdekje 2 të mitur dhe la të plagosur rëndë një tjetër fëmijë.

Pas aksidentit tragjik ai është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes, me qëllim që të arratisej. Mësohet se ai u kap nga një patrullë policie në një rrugë pranë vendit të ngjarjes, disa minuta më pas.

“Me vrisni. Nuk meritoj të jetoj. Dua të vras veten. Çfarë të them!? Ka ngelur gjë për të thënë më!? Jam i tronditur. Nuk mbaj mend asgjë. Mora në qafë fëmijët. Isha në gjendje të dehur”, - mësohet të ketë deklaruar 57-vjeçari para hetuesve.

57-vjeçari ishte bërë shqetësim i vazhdueshëm për banorët e zonës, të cilët kishin bërë disa herë ankesa në polici për drejtimin e automjetit me shpejtësi të lartë dhe në gjendje të dehur. Madje, vetëm një ditë më parë, një banor kishte shmangur për pak një aksident bashkë me nipin e tij të mitur.

Mësohet se ai ishte ndëshkuar edhe më herët nga policia, ndërsa në dy raste i ishte hequr leja e drejtimit për shkak të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur. ©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI