Flash

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48

Inteligjenca Artificiale zbulon pamjen e mbretëreshës së ekzekutuar Anne Boleyn

Lapsi.al 3 May 2026
Inteligjenca Artificiale zbulon pamjen e mbretëreshës së

Ato janë dy skica të vogla që mbajnë firmën e mjeshtrit gjerman të Rilindjes, Hans Holbein. Njëra është konsideruar prej kohësh si një portret i Anne Boleyn, gruas së dytë të mbretit britanik Henry VIII, të cilës iu pre koka pasi u akuzua për kurorëshkelje, incest dhe tradhti. Emri i gruas tjetër kishte mbetur i panjohur pasi kishte humbur nga koha.

Tashmë studiuesit që përdorin inteligjencën artificiale kanë zbuluar se gruaja pa emër (foto kryesore) mund të jetë pikërisht mbretëresha tragjike, ndërsa figura tjetër (foto poshtë) mund të jetë nëna e Boleyn.

Skicë anësore e një gruaje

Veprat i përkasin koleksionit mbretëror. Ato u analizuan nga një ekip në Universitetin e Bradford, i cili zbuloi se ato mund të jenë emëruar gabimisht në vitet 1700, duke çuar në një keqkuptim që ka zgjatur me shekuj.

Pamja e Anne Boleyn ka vazhduar të sfidojë historianët e artit prej dekadash. Ajo u bë gruaja e dytë e mbretit Henry VIII në vitin 1533, por mbretërimi i saj ishte jetëshkurtër, vetëm 3 vjet.

Të gjitha portretet e pikturuara që ekzistojnë janë bërë pas jetës së saj, duke krijuar një mister rreth asaj se si dukej ajo në të vërtetë dhe duke e bërë pamjen e saj objekt magjepsjeje dhe debati për shekuj me radhë.

[caption id="" align="alignnone" width="650"] Anne Boleyn[/caption]

“Nuk kemi një portret të saj të pikturuar kur ishte gjallë. Kjo është e sigurt, por është një pikturë e mrekullueshme që mund ta përdorim si pikë referimi", - thotë Dr. Charlotte Bolland, kuratore për kërkimin dhe koleksionet e shekullit të 16-të.

"Mbretërimi i saj nuk ishte mjaftueshëm i gjatë për një ikonografi të saktë dhe ekziston një sugjerim se ndoshta disa nga imazhet e saj mund të jenë shkatërruar qëllimisht" – shton ajo.

Edhe pse nuk ka asnjë pikturë të mbijetuar të bërë gjatë jetës së saj, kanë mbetur disa përshkrime realiste, por të kontestuara. Përfshirë këtë skicë me emrin e saj mbi të. Sipas ekspertëve kjo skicë është etiketuar gabimisht dhe se ky portret përshkruan në fakt nënën e Anne Boleyn, Elizabeth Howard.

Pavarësisht këtyre teorive, ajo që besohet gjerësisht, bazuar në provat e shkruara, është se koleksioni i vizatimeve të Holbeinit përmban me të vërtetë diku një portret të Anne Boleyn.

Një sistem kompjuterik mori të gjitha kopjet digjitale të vizatimeve në koleksionin Holbein dhe krahasoi secilën, duke kërkuar dhe krahasuar tiparet kryesore të fytyrave për të parë nëse mund të gjente skicën e saktë të Anne Boleyn.

"Rezultati na ka tronditur plotësisht", shpjegon Karen Davies, një historiane e pavarur dhe autore kryesore e hulumtimit. Kjo sepse sistemi kompjuterik ka gjetur një skicë të Boleyn që ishte fshehur në sytë e publikut si një "grua e paidentifikuar" për qindra vjet. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48