Flash

Detaje të reja nga aksidenti në Durrës/ Shoferi dyshohet se ishte i dehur

Lapsi.al 3 May 2026
Detaje të reja nga aksidenti në Durrës/ Shoferi dyshohet se ishte

Mediat kanë publikuar foton e Nikoll Radaçit, drejtuesit të automjetit që u përfshi në aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën 2 fëmijë të mitur dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë.

57-vjeçari është ndaluar nga policia dhe ndodhet në komisariat, ndërsa ndaj tij pritet të vijojnë procedurat ligjore. Dyshohet se ai drejtonte automjetin tip Benz fuoristradë në gjendje të dehur. Në pamjet e kamerave të sigurisë duket automjeti i tij që lëviz me shpejtësi të lartë ndërsa pas aksidentit del nga automjeti duke bërtitur: "O Zot çfarë bëra!"

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, në Durrës në momentin që fëmijët të moshës rreth 10 vjeç po luanin në trotuar. Bashkë me ta ndodhej edhe një fëmijë i katërt që ka shpëtuar mrekullisht.

I mituri i plagosur është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë dhe gjendja e tij është e rëndë. Sipas mjekëve ai ka dëmtime të shumta, por për momentin është koshient. Një grup hetimor shkoi në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Shpërthim në një dyqan MCN të Endri Meksit

Një shpërthimi ka ndodhur sot në Tiranë, në një dyqan shërbimesh interneti, në pronësi të Endri Meksi. Shpërthimi ka ndodhur gjatë natës, janë shkaktuar dëme...

12:09

Zjarr në Tiranë, një person asfiksohet

Një apartament në katin e gjashtë të një pallati në kompleksin “Kika 1” në Tiranë u përfshi nga flakët. Zjarri u përhap me shpejtësi, ndërsa ekipet zjarrfikëse ...

11:40

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI