Flash

Vodhi një motomjet në Vlorë, pranga 20-vjeçarit

Lapsi.al 2 May 2026
Vodhi një motomjet në Vlorë, pranga 20-vjeçarit

Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia në Vlorë, pasi dyshohet se ka vjedhur një motomjet në një prej lagjeve të qytetit. Ngjarja u regjistrua një ditë më parë, rreth mesditës, në lagjen “28 Nëntori”, ndërsa i riu me inicialet V.M. u lokalizua dhe u kap në zonën e “Ujit të Ftohtë”.

Gjatë kontrollit, efektivët i gjetën një përforcues metalik grushti, i cili u sekuestrua si provë materiale. Po ashtu, u bë e mundur edhe gjetja e motomjetit të dyshuar si i vjedhur. Dosja i është referuar Prokurorisë së Vlorës, ndërsa ndaj 20-vjeçarit rëndojnë akuzat për “vjedhje” dhe “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI