Flash

Trafikonte lëndë narkotike, arrestohet 50-vjeçari me origjinë shqiptare në Itali

Lapsi.al 2 May 2026
Trafikonte lëndë narkotike, arrestohet 50-vjeçari me

Një 50-vjeçar me origjinë shqiptare dhe një 27-vjeçar nga Maroku, janë arrestuar nga autoritetet italiane për trafik droge. Gjatë operacionit u sekuestruan rreth 30 kilogramë kokainë dhe heroinë, si dhe afro 300 mijë euro para cash.

Aksioni erdhi pas disa ditësh vëzhgimi. Hetuesit kishin ndjekur lëvizjet e 27-vjeçarit, i cili hynte shpesh në një garazh dhe më pas lëvizte drejt zonës së Lodit, ku rezulton se banonte. Më pas, ai u ndoq në disa qytete në periferi të Milanos, deri në një ndalesë në Stezzano, në Bergamo.

Aty pranë një kamioni me targa shqiptare, u krye edhe shkëmbimi i dyshuar: i riu dorëzoi dy çanta dhe mori në këmbim qese plastike. Ndërhyrja e policisë zbuloi 270 mijë euro në çantat e tij, ndërsa tek 50-vjeçari u gjetën 10 kg kokainë dhe 17 kg heroinë. Kontrollet vijuan edhe në banesën e 27-vjeçarit në Lodi, ku u sekuestruan të tjera sasi droge. Në një garazh në Vizzolo, policia zbuloi një automjet me një ndarje të fshehtë në bagazh, ku ndodheshin rreth 3 kg drogë dhe 30 mijë euro cash.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI