Flash

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

Gjendet drogë në burgun 313

Gjenden substanca narkotike në burgun e sigurisë së lartë të 313 në “Jordan Misja”. Raportohet paraprakisht për ...

13:25

Largimet e paligjshme po i kushtojnë shtetit paga për 134 gjyqfitues

Lapsi.al 2 May 2026
Largimet e paligjshme po i kushtojnë shtetit paga për 134 gjyqfitues

Dhjetëra nëpunës civilë që kanë fituar betejat në gjykatë për largime të padrejta nga puna vijojnë të mbeten në listë pritjeje, edhe pasi kanë siguruar vendime të formës së prerë për rikthim. Sipas të dhënave të disponueshme, edhe pse administrata kishte 1,760 vende vakante, 134 punonjës që kanë fituar gjyqin për rikthim vijojnë të mos sistemohen, duke krijuar një faturë të fshehur për buxhetin.

Të dhënat e publikuara nga Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil tregojnë se problematika nuk lidhet më me mungesën e vendimit ligjor, por me paaftësinë e administratës për të gjetur pozicione të rregullta në organikë për ekzekutimin e tyre. Sipas raportit, për periudhën 2023–2024, në administratën shtetërore janë regjistruar 189 vendime gjyqësore të formës së prerë për rikthim në detyrë.

Nga këto, institucionet kanë arritur të ekzekutojnë vetëm 55 raste, ose 29.1%, ndërsa 70.9% e vendimeve, pra 134 raste, mbeten ende të paekzekutuara. Sipas tyre, 134 nëpunës civilë vijojnë të mbeten në listë pritjeje, ndërsa administrata shtetërore raportoi 1,760 pozicione të lira pune vetëm gjatë vitit 2024.

Kjo krijon një kosto të dyfishtë për shtetin. Nga njëra anë, institucionet mbeten të ekspozuara ndaj pagesave të prapambetura, dëmshpërblimeve dhe kostove të proceseve gjyqësore. Nga ana tjetër, vendet e punës mbeten të bllokuara për rekrutime të reja, pasi organikat duhet të lënë hapësirë për ekzekutimin e vendimeve ekzistuese. Kjo e kthen listën e pritjes së gjyqfituesve në një pengesë reale për qarkullimin normal të administratës publike.

Raporti e evidenton këtë çështje si një problematikë të veçantë në sistemin e shërbimit civil, duke e ndarë në një aneks më vete për rastet e nëpunësve që aktualisht presin sistemimin në një pozicion pune. Përtej aspektit individual të secilit rast, kjo sinjalizon se administrata vijon të vuajë nga mungesa e fleksibilitetit në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe nga vështirësia për të absorbuar rikthimet pas proceseve gjyqësore të zgjatura.

Për tregun e punës në sektorin publik, efekti është zinxhir: konkurset e reja shtyhen, lëvizjet paralele ngadalësohen dhe vendimmarrja për strukturat e reja bëhet më e kujdesshme, pasi çdo pozicion vakant mund të duhet të përdoret për një gjyqfitues në pritje. Në terma buxhetorë, kjo përkthehet në një faturë që nuk shihet menjëherë në paga, por reflektohet në eficiencë më të ulët dhe në kosto të fshehura administrative./ Monitor

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI