Flash

Dritë jeshile për trajtimin e malaries te foshnjat, OBSH miraton ilaçin e dedikuar

Lapsi.al 2 May 2026
Dritë jeshile për trajtimin e malaries te foshnjat, OBSH miraton

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar trajtimin e parë kundër malaries të zhvilluar posaçërisht për foshnjat, duke hapur rrugën për përdorim më të gjerë në nivel global. Ilaçi, Artemether-lumefantrine, synon të zëvendësojë praktikat e deritanishme, ku foshnjat trajtoheshin me doza të përshtatura për fëmijë më të rrituR.

Sipas OBSH-së, ky zhvillim është i rëndësishëm në luftën kundër malaries. Në vitin 2024 sëmundja shkaktoi rreth 610 mijë viktima, kryesisht fëmijë në Afrikë. Trajtimi i ri është i përshtatshëm për foshnja shumë të vogla dhe mund të merret lehtësisht i tretur në lëngje apo qumësht gjiri.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI