Flash

Berisha: Salianjin e ka birësuar një televizion, shpreson të rregullohet me Ramën

Lapsi.al 2 May 2026
Berisha: Salianjin e ka birësuar një televizion, shpreson të

Kreu i PD-së, Sali Berisha, u shpreh gjatë një bashkëbisedimi se brenda Partisë Demokratike nuk ka përçarje reale, por përpjekje të nxitura për të zhvendosur vëmendjen nga problematikat kryesore politike. Ai akuzoi se një pjesë e mediave po përdoren për të ndikuar debatin publik dhe për të krijuar tensione artificiale brenda opozitës. "Ka një televizion që e ka birësuar Salianjin, pronari e ka birësuar, i cili jep në 4 orë, 16 lajme Salianjin. Dhe i merr të gjitha, gazetarë shumë të mirë ka në atë televizion. I merr që të gjitha nga zyra e Ramës dhe kujdeset vetë, se ka shpresë do të rregullojë nëpërmjet Salianjit marrëdhëniet me Ramën dhe kujdeset vetë" u shpreh Berisha.

Më pas kreu i PD vazhdoi duke e akuzuar Ervin Salianjin si të lidhur me bandat "me Suel Çelën, Ergys Agasin, Oltion Bistrin" etj.

Pyetja dhe përgjigjia e Berishës në rrjetet sociale

Iva Grillo: A nuk do ishte më mirë evitimi i proceseve për një periudhë të caktuar dhe të konsideruarit të kësaj periudhe, si periudhë sulmi ku opozita e ka një lider dhe krijo një shtab pune, beteje, quajeni si të doni, ku nuk shpenzohet asnjë energji me procese të brendshme sepse besoj se opozita ka humbur shumë energji deri tani. Fokusi i debatit publik, por dhe i debatit të brendshëm duhet të jetë lufta ndaj regjimit. Në luftë nuk ka shpërqendrim. Mendoni se mund të realizohet një qasje e tillë, kufizim i çdo debati, aksioni, predominanca të brendshme dhe krijimi i një skuadre, shtabi, që synon vetëm strategji pune kundër regjimit.

Berisha: Iva, faleminderit shumë për sugjerimin. Procesi është në përfundim, por të garantoj se nuk ka një debat të brendshme dhe nuk ekziston. Ka një grup të vogël njerëzish të shtyrë nga qeveria për të zhvendosur fokusin e debatit nga problematikat madhore të ditës.

Mund të them unë ty, psh, se ka një televizion që e ka birësuar Salianjin, pronari e ka birësuar, i cili jep në 4 orë, 16 lajme Salianjin. Dhe i merr të gjitha, gazetarë shumë të mirë ka në atë televizion. I merr që të gjitha nga zyra e Ramës dhe kujdeset vetë, se ka shpresë do të rregullojë nëpërmjet Salianjit marrëdhëniet me Ramën dhe kujdeset vetë.

Por në fakt, përveç se në ndikimin e mafias së fjalës së lirë, të Edi Ramës dhe puthadorëve të tij. Të siguroj unë që nuk ka një debat të pashëndetshëm brenda PD. Jo këta nuk kanë lidhje.

Po ky televizion vë etiketa, x, nënkryetari pa patur kurrë funksione. Shpif duke dëshmuar se janë një mafie e paskrupullt, mafie e turpshme që bëjnë gjithçka ti shërbejnë qeverisë në mënyrë që mund të marrin disa favore.

Por këta janë të pashpresë. Salianji nuk është më prej kohësh pjesë e PD-së. Është i vetëpërjashtuar për shkak të lidhjeve që vendosi me krimin, me Suel Çelën, Ergys Agasin, Oltion Bistrin, etj. PD është ndarë në mënyrë përfundimtare më Edi Ramën dhe rrethin e tij kriminal.

Nuk kemi lidhje me ta.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI