Flash

Berisha: Gara në PD më demokratikja, nuk lejohen kandidatë të lidhur me Ramën

Lapsi.al 2 May 2026
Berisha: Gara në PD më demokratikja, nuk lejohen kandidatë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pyetur këtë të shtunë në lidhje me garën brenda PD-së dhe procesin e përzgjedhjes së drejtuesve të saj.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se Partia Demokratike zhvillon “garën më të ndershme dhe formën më demokratike që mund të ekzistojë”, duke theksuar se kryetari i partisë zgjidhet direkt nga anëtarësia.

Sipas tij, kjo formë përbën “themelin e demokracisë së brendshme në PD”, ndërsa shtoi se çdo kandidat duhet të plotësojë kriteret e përcaktuara në rregullore.

“Pranohen dhe do të pranohen çdo demokrate dhe demokrat që plotëson kriteret për të marrë pjesë në këtë garë”, u shpreh Berisha, duke shtuar se nuk mund të lejohet pjesëmarrja e personave që sipas tij kanë vepruar kundër partisë apo janë përfshirë në parti të tjera.

Berisha theksoi gjithashtu se, sipas tij, nuk është normale që në garën e PD-së të marrin pjesë individë që kanë mbështetur kundërshtarët politikë gjatë fushatave elektorale.

Duke iu përgjigjur pyetjeve për kritikët e procesit, ai u shpreh se PD mbetet “parti e hapur” dhe se nuk mund të kontrollohet nga Edi Rama.

Në deklaratën e tij, Berisha komentoi edhe çështje individuale të disa figurave politike, duke përsëritur qëndrimin se personat që kanë qenë kundër PD-së në fushata apo kanë kaluar në parti të tjera nuk mund të kandidojnë për drejtimin e saj.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI