Flash

Aksident i rëndë në Shkodër/ Përplasen 3 automjete, humb jetën një person

Lapsi.al 2 May 2026
Aksident i rëndë në Shkodër/ Përplasen 3 automjete,

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër.  Ngjarja ndodhi rreth orës 16:25 në aksin “Shkodër–Koplik”, në zonën e fshatit Grizhë. Një automjet me drejtues shtetasin A. M. është përplasur me një tjetër mjet që drejtohej nga shtetasi V. X., dhe më pas me një automjet të tretë me drejtues shtetasin E. Gj.

Për pasojë, ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës shtetasi Z. M., i cili udhëtonte si pasagjer në automjetin e parë. Ndërkohë, dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjere, Gj. M., kanë pësuar lëndime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI