Flash

Vidhte motomjete dhe i shiste, vihet në pranga 33-vjeçar në Tiranë

Lapsi.al 1 May 2026
Vidhte motomjete dhe i shiste, vihet në pranga 33-vjeçar në

Një 33-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë pasi vidhte motomjete, i çmontonte në pjesë dhe i shiste. Ai dyshohet se ka vjedhur 6 motomjete, gjatë muajve mars dhe prill 2026.

"Finalizohet operacioni i koduar “Remove”, zbardhen 6 raste të vjedhjes së motomjeteve, gjatë 2 muajve të fundit.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari që vidhte motomjete, i çmontonte në pjesë dhe i shiste ato. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën pjesë të motomjeteve të vjedhura. Procedohet penalisht një 39-vjeçar, pasi dyshohet se ka përvetësuar nga i arrestuari, motomjet dhe pjesë motomjetesh, të vjedhura.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, si rezultat i hetimeve të kryera pas kallëzimeve për vjedhjen e disa motomjeteve, kanë finalizuar operacionin policor “Remove”, si rezultat i të cilit u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

-E. Gj., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas vidhte motomjete me qëllim çmontimin në pjesë dhe shitjen e tyre, kryesisht në subjekte që shesin pjesë mjetesh. Ai dyshohet se ka vjedhur 6 motomjete, gjatë muajve mars dhe prill 2026.

Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Y. D., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka përvetësuar 1 motomjet dhe pjesë motomjetesh, të vjedhura nga i arrestuari.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga 33-vjeçari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

Këmbimi valutor 1 maj 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 95.2 lekë dhe do shitet me 95.9 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me ...

08:07

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI